Luhet në “Allianz Arena”, duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Bajern Mynih dhe PSG, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Sot luhet një nga ato ndeshjet që nuk duhet humbur me asnjë kusht, Bajern-PSG, dy skuadra që në sezonin e kaluar ishin finalistet e Champions-it. Edhe këtë sezon të dyja skuadrat janë favorite për të shkuar deri në fund, por fatkeqësisht, vetëm njëra nga të dyja do të mund të shkojë, pasi shorti i vendosi përballë që në çerekfinale.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet që do të kërkojnë fitoren, për ta pasur më të lehtë për ndehsjen e kthimit. Francezët kanë arritur në vitin 1994 të fitojnë dy herë ndaj Bajernit, Zhorzh Ueah dhe Daniel Bravo shënuan në fitoren 2-0 në shtëpi me Ueahn që shënoi edhe në ndeshjen e kthimit në Mynih, golin e vetëm për francezët që shkuan në fazën tjetër.
Në sezonin 2017-2018 Parisi fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 3-0 dhe më pas në ndeshjen e kthimit, bavarezët fituan me rezultatin 3-1. Kujtojmë se ishte vetëm faza e grupeve dhe të dyja skuadrat arritën më pas të kualifikoheshin në fazën tjetër. Ndërkohë që bavarezët triumfuan në ndehsjen më të rëndësihme të sezonit të kaluar në Ligën e Kampioneve, teksa mposhtën minimalisht PSG-në në finale duke fituar trofeun.
LIVE| Bajern-PSG 1-2
Çupo-Moting 37’/ Mbape 3′, Markinjos 28′
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al