Sfida gjysmë-finale e Superkupës midis Barcelonës dhe Real Madrid, e njohur ndryshe dhe si “El Clasico”, është gati të startojë, me ekipet që kanë zbuluar formacionet që do të zbresin në fushë.
Reali Madridit rreshtohet me formacionin e përhershëm 4-3-3. Nuk ka ndryshime nga formacioni i përhershëm i Ançelotit, përveç se Naços, i cili sot do të zëvendësojë mbrojtësin austriak, David Alaba.
Nga ana tjetër Barcelona zbret me të njejtin rreshtim, ku spikat Ferran Torres që nga minuta e parë. Gjithashtu dhe mbrojtësi brazilian Dani Alvesh starton si titullar në këtë sfidë.
Barcelona vjen me një statistikë negative në “El Clasico”, e cila ka 34 muaj pa fituar një të tillë dhe 4 humbje rradhazi me rivalët e përjetshëm. Për Çavin kjo është “El Clasico” e parë si trajner dhe do të provoj të thyej këtë tabu që është krijuar në ekipin e tij.
LIVE BARCELONA-REAL MADRID 2-3
42′ L. De Jong, 84′ Fati / 25′ Vinicius, 74′ Benzema, 95′ Valverde
FORMACIONET:
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al