LIVE| Bazel-Partizani/ Zhbllokohet sfida, vendasit gjejnë golin e avantazhit me Stoker (VIDEO)








Ka startuar orën 20:15, në stadiumin gjigant “St. Jakob Park”, përballja mes Bazelit dhe Partizanit e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra zvicerane është favorite absolute për të triumfuar kundër “demave” shqiptare në ndeshjen e pare. Gjithsesi të kuqtë e Ilir Dajës, do të tentojnë surprizën në këtë takim, edhe pse përballë do të kenë një emër të madh në Europë si Bazeli.

bandicam 2021-07-22 20-11-59-795

Trajneri i Partizanit i ka surprizuar të gjithë me titullarët, teksa ka aktivizuar nga minuta e parë në qendër të mbrojtes futbollistin Damçevski, ndërkohë që Dajan Shehi është pozicionuar në krahun e majtë, duke marrë vendin e Mustës së dëmtuar. Për sa i përket mesfushës, ajo do të formohet nga treshja, Marku, Bardhi, Murataj. Sulmi mbetet i pandryshuar me Carën, Lukasin dhe Stenio Zhuniorin.

Ndërkohë në krahun tjetër, trajner i Bazelit, ka preferuar vetëm 2 shqiptarë nga minuta e parë, ata janë mesfushorët Xhaka dhe Kasami.

LIVE: BAZEL – PARTIZANI 1-0

Stoker 43′ 

KOMENTI LIVE: 

43′ GOL BAZELI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Vendasit kalojnĂ« nĂ« avantazh me anĂ« tĂ« futbollistit Stoker, i cili nuk fali me kokĂ« brenda zonĂ«s! 

28′ Damçevski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

26′ Partizani fiton goditjen e parë nga këndi. Pranë topit shkon Herald Marku që kroson me të majtën, por nuk arrin Shehi të devijojë.

24′ Tentativa e parë e Partizanit, me Tedi Carën, që provon me të djathtën nga distanca, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit .

20′ Ende asnjë rast flagrant në portat respektive!

17′ Dominim i Bazelit në këto minuta, por futbollistët e Partizanit, tregohen të kujdesshëm në mbrojtje. Damçevski largon rrezikun në këndore.

10′ Vendimtare ndërhyrja e Damçeskit, që devijon tentativën e Kabral në këndore. Dominim i vendasve në këto minuta.

9′ Fabian Frai provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por topi shkon mbi traversën e Alban Hoxhës.

2′ Vendasit e nisin ndeshjen në sulm, ndërkohë që Partizani ndodhet i reshtuar mbrapa!

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

Bazeli

Damceski

PANORAMSPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *