LIVE| Bazel-Partizani/ Zviceranët të papërmbajtshëm, realizojnë edhe golin e tretë (VIDEO)








Ka startuar orën 20:15, në stadiumin gjigant “St. Jakob Park”, përballja mes Bazelit dhe Partizanit e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Bazeli goli

Skuadra zvicerane është favorite absolute për të triumfuar kundër “demave” shqiptare në ndeshjen e pare. Gjithsesi të kuqtë e Ilir Dajës, do të tentojnë surprizën në këtë takim, edhe pse përballë do të kenë një emër të madh në Europë si Bazeli.

Xhaka Taulant

Trajneri i Partizanit i ka surprizuar të gjithë me titullarët, teksa ka aktivizuar nga minuta e parë në qendër të mbrojtes futbollistin Damçevski, ndërkohë që Dajan Shehi është pozicionuar në krahun e majtë, duke marrë vendin e Mustës së dëmtuar. Për sa i përket mesfushës, ajo do të formohet nga treshja, Marku, Bardhi, Murataj. Sulmi mbetet i pandryshuar me Carën, Lukasin dhe Stenio Zhuniorin.

Ndërkohë në krahun tjetër, trajner i Bazelit, ka preferuar vetëm 2 shqiptarë nga minuta e parë, ata janë mesfushorët Xhaka dhe Kasami.

LIVE: BAZEL – PARTIZANI 3-0

Stoker 43′ , 80′  Kabral 52′ 

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

89′ Tjetër zëvendësim te Partizani, largohet Bardhi për Selitën.

84′ Shtylla i mohon golin Edon Zhegrovës që duket shumë i motivuar për të gjetur rrugën e rrjetës.

81′ Tre zëvendësime te Partizani, largohen Cara, Kardozo dhe Gligorov, në vendin e tyre, Rrapaj, Kote dhe Celina.

80′ GOL BAZELI 3-0/ Zviceranët shënojnë edhe golin e tretë, pas një aksioni mjaft të bukur nga e majta, ku Stoker, me portën e boshatisur, e kishte mjaft të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës! 

75′ Bazeli flirton me golin e tretë, teksa gjuajtja e Zhegrovës brenda zonës shkoi jashtë kuadratit të Alban Hoxhës.

73′ Zëvendësim te Bazeli, largohet nga fusha Males, në vendin e tij sulmuesi  Espozito, i huazuar nga Interit te skuadra zvicerane.

70′ Valentino Murataj është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë.

65′ Dy zëvendësime te Bazeli, largohen nga fusha Xhaka dhe Palasios, në vendin e tyre Zhegrova dhe Quintilla.

65′ E pabesueshme çfarë humbet braziliani Kardozo brenda zonës! Nuk iu besojnë syve futbollistët e Partizanit.

60′ Minuta të mira për skuadrën shqiptare. Kardozo futet bukur brenda zonës, por gjuajtja e tij ishte e dobët, duke shkuar drejt e në duart e portierit të Bazelit.

59′ Tjetër rasti i rrezikshëm për Partizanin, me Stenio Zhunior, i cili nuk i gjen dot kohën topin, pas harkimit të Bardhit.

57′ Herald Marku provon me të majtën nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës!

52′ GOL BAZELI 2-0/ Supergol me roveshatë i Kabral, sulmuesi i Bazelit, i magjeps të gjithë me realizimin. Shpërthejnë në festë vendasit! Futbollistët e Partizanit pretendojnë për faull në sulm ndaj Shehit. 

48′ Autori i golit Stoker, kërkon 11-metërsh pas një dueli me Stoker, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt!

47′ Shans i artë për Partizanin, Tedi Cara nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ Provon edhe Kasami me një tentativë nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

43′ GOL BAZELI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Vendasit kalojnë në avantazh me anë të futbollistit Stoker, i cili nuk fali me kokë brenda zonës! 

33′ Stenio Zhunior ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Xhakës në mesfushë.

28′ Damçevski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

26′ Partizani fiton goditjen e parë nga këndi. Pranë topit shkon Herald Marku që kroson me të majtën, por nuk arrin Shehi të devijojë.

24′ Tentativa e parë e Partizanit, me Tedi Carën, që provon me të djathtën nga distanca, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit .

20′ Ende asnjë rast flagrant në portat respektive!

17′ Dominim i Bazelit në këto minuta, por futbollistët e Partizanit, tregohen të kujdesshëm në mbrojtje. Damçevski largon rrezikun në këndore.

10′ Vendimtare ndërhyrja e Damçeskit, që devijon tentativën e Kabral në këndore. Dominim i vendasve në këto minuta.

9′ Fabian Frai provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por topi shkon mbi traversën e Alban Hoxhës.

2′ Vendasit e nisin ndeshjen në sulm, ndërkohë që Partizani ndodhet i reshtuar mbrapa!

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

Bazeli

Damceski

PANORAMSPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *