LIVE| Belgjikë-Itali/ 3 gola dhe spektakël pafund, skuadra e Mançinit e mbyll në avantazh pjesën e parë. Lukaku realizon me penallti (VIDEO)








Është duke u luajtur në këto momente në Mynih, supersfida e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit Europian mes Belgjikës dhe Italisë.

Italia goli i Bonucit

Italia do të provojë të kalojë provën e parë serioze në këtë Europian, duke tentuar të kalojë belgët të cilët janë të mbushur me yje. ‘’Axurrët’’ duhet të kenë kujdes njeriun e momentin tek Belgjika, sulmuesin Romelu Lukaku që e njeh mjaft mirë Italinë dhe pritet tu hapë problemeve në sulm. Roberto Mançini gëzon mungesën e Eden Hazard, dhe formën jo të mirë të De Bryjnes i cili deri në momentin e fundit ishte jashtë formacionet.

Lukaku2Djemtë e Roberto Martinez eliminuan Portugalinë në fazën e 1/8-ve dhe kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin në këtë Europian pa marrë parasysh forcën e kundërshtarit. Ndeshja pritet të dhurojë mjaft emocione dhe spektakël, duke mos përjashtuar ndonjë surprizë të mundshme që mund të ndodhë.

LIVE: BELGJIKË-ITALI 1-2

Lukaku 45+2′ / Barela 31′ , Insinje 44′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë! 

45’+2′ GOOOOOL BELGJIKA 1-2/ Lukaku ngushton diferencat, duke shënuar me 11-metërsh, pas ndërhyrjes së gabuar të Di Lorencos ndaj Dokut. Rihapet sfida! 

44′ GOOOOL ITALIA 0-2/ Çmenden në festë italianët. Insinje realizon një supergol “alla Del Piero”. 

40′ Tjetër goditje e rrezikshme e Italisë, kësaj here ishte Kieza që provoi, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e Kurtua.

35′ Provon Belgjika të kundërpërgjigjet, duke ndërtuar sulme të shpeshta në zonën italiane, por mbrohet mirë skuadra e Mançinit.

31′ GOOOOOL ITALIA 0-1/ Barela “show”, italianët në avantazh! Fantastik mesfushori i Interit, i cili shmang mjaft bukur dy kundërshtarë dhe lëshon një predhë nga e djathta e zonës, duke e dërguar topin në rrjetë. 

26′ Kombinim fantastik De Bryjn-Lukaku, sulmuesi i Interit, provon me një gjuajtje të zgjuar me të brendshme, por sërish protagonist Donaruma, që tregoj reflekset.

22′ De Bryjn, dhuron spektakël dhe provon me një gjuajtje fantastike me të majtën, por i jashtëzakonshëm edhe Donaruma, që bën një pritje shpëtimtare.

21′ Ndëshkohet edhe Tilemans, i cili i kthen hakun Verratit, duke ndërhyrë në mënyrë të gabuar ndaj italianit.

20′ Verrati ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Tilemans.

18′ Një rritëm mjaft i kënaqshëm, me të dyja skuadrat që luajnë hapur dhe prodhojnë volum loje.

13′ Italia gjen rrugën e rrjetës me Bonuçin, por goli anulohet nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

5′ Ndeshja nis e zjarrtë me sulme nga të dyja krahët. Më kërkues belgët në këto minuta.

1′ Belgjika e nis menjëherë në sulm, ku Lukaku provon të dalë i vetëm përballë Donarumës, por kontrollon gjithçka gardiani italian.

1′ Spektakël i garantuar, starton finalja e parakohshme në Mynih!

FORMACIONET ZYRTARE

BELGJIKA: Kurtua, Alderuajerd, Vermalen, Vertongen, Vitsel, De Bryjne, Tielemans, Mëni, Doku, T.Hazard, Lukaku, Trajner: R. Martinez

ITALIA– Donaruma, Di Lorenco, Kielini, Bonuçi, Spinacola, Verrati, Zhorzhinjo, Barela, Kiesa, Imobile, Insinje, Trajner: R.Mançini

itali belgjike

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *