Ka startuar në orën 14:00, në stadiumin “Education City”, sfida Poloni-Arabi Saudite, e vlefshme për Grupin C të Botërorit “KATAR 2022”.
Levandovski & Co. duan fitoren e parë në këtë edicion të Kupës së Botës ndaj surprizës së madhe arabe, të cilët triumfuan me përmbysje ndeshjen e parë kundër Argjentinës.
LIVE | POLONI 1-0 ARABI SAUDITE
Zielinski 40′
MOMENTET KRYESORE TË NDESHJES –
40′ GOOOL POLONIA 1-0! Zhbllokohet sfida! Piotr Zielinski kalon në avantazh përfaqësuesen polake, pas një pasimi perfekt nga Robert Levandovski, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.
13′ “Kërcënimi” i parë vjen nga sauditët, Mohamed Kano provon të befasojë polakët, por Shezni e devijon topin duke e dërguar në goditje këndi.
1′ Starton sfida! Topin e parë të takimit e luan përfaqësuesja e Polonisë.
FORMACIONET ZYRTARE –
POLONI –
ARABI SAUDITE –
STATISTIKAT E FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE” –
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al