LIVE BOTËRORI “KATAR 2022” | Uruguaj-Kore e Jugut/ Shansi më i mirë i sfidës, aziatikët shpërdorojnë golin e avantazhit (VIDEO)









Ka startuar në orën 14:00, në stadiumin “Education City”, sfida Uruguaj-Kore e Jugut, e vlefshme për Grupin H në Botërorin “KATAR 2022”.

URUGUAJ KORE E JUGUT 1

Përfaqësuesja amerikano-jugore dëshiron ta nisë me këmbën e mbarë këtë edicion të Kupës së Botës kundër Koresë së Jugut.

LIVE | URUGUAJ 0-0 KORE E JUGUT

KOMENTI LIVE –

34′ Shansi më i mirë i ndeshjes është për aziatikët me Ui-Jo Huang, i cili në një penallti në lëvizje humbet shansin e artë për gol për përfaqësuesen e tij.

32′ Ka ritëm ndeshja, skuadrat po luajnë nga njëra anë në tjetrën me kundërsulme, por pa qenë efektivë drejt portës.

23′ Uruguaj merr në kontroll lojën, teksa sërish kanë qenë të rrezikshëm, por nuk janë kuptuar mirë mes tyre amerikano-latinët duke e shpërdoruar këtë rast për gol.

20′ Federiko Valverde merr një top mjaft të bukur dhe godet menjëherë, por topi përfundon jashtë.

14′ “Kërcënimi” i parë i takimit vjen nga amerikano-latinët me Matias Vesinon, i cili gjatë një aksioni kundërsulmi nuk mundi dot ta devijonte topin për ta dërguar në kuadrat.

8′ Ndeshje e ekuilibruar, me skuadrat që kanë zhvendosur lojën e tyre në mesfushë teksa provojnë edhe mundësitë e kundërsulmit.

1′ Starton sfida! Topin e parë të takimit e luan përfaqësuesja e Koresë së Jugut.

FORMACIONET ZYRTARE –

URUGUAJ –

URU

KORE E JUGUT –

KOR

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *