Briken Çalja është duke garuar sot në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020” në kategorinë e 73 kg. Të gjithë shqiptarët i kanë sytë tek sportisti shqiptar i cili do të kërkojë medalje olimpike në sportin e peshëngritjes.
Në provën e parë në stilin e shkëputjes, Çalja vendosi shtangën në peshën 151 kg por nuk arriti ta realizonte me sukses.
Briken Calja nuk arrin dot të ngrejë peshën 151 kg on Vidnews.
Në provën e dytë Çalja provoi të ngrinte shtangen me të njëjtën peshë dhe ia doli ta realizonte
Çalja kalon provën e dytë on Vidnews.
Çalja vendosi në provën e tretë në shkëputje peshën 155 kg por nuk e realizoi. Kështu, ai mbylli këtë stil me peshën 151 kg të realizuar, larg pritshmëtisë që ishte për këtë stil.
Çalja nuk e kalon dot provën e tretë on Vidnews.
Në përfundim të të gjitha provave në stilin e shkëputjes, Çalja u rendit në vendin e 6 në klasifikimin e përgjithëm.
Çalja e nisi stilin e shtytjes me peshën e realizuar 184 kg dhe e kalon me sukses.
Briken Çalja kalon provën me 184 kg on Vidnews.
Peshëngritësi provoi peshën 188 kg në provën e dytë, por nuk arriti të mbante shtangën lart
Briken Çalja dështon në ngritjen e shtangës 188 kg on Vidnews.
Shtangisti tentoi gjithçka për gjithçka në provën e fundit duke vendosur peshën 190 kg.
Briken Çalja ngren peshën 190 kg on Vidnews.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al