LIVE| Çeki-Danimarkë/ Sërish gol në Baku! Danezët të frikshëm, dyfishojnë rezultatin me Dolberg (VIDEO)








Është duke u luajtur në këto momente sfida Çeki-Danimarkë e vlefshme për fazën çerekfinale të Kampionatit Europian.

Ceki-Danimarke

Ky takim po luhet në Baku të Azerbajxhanit në temperaturën 36 gradë, kushte të vështira këto për një futbollist. Çekia dhe Danimarka vijnë si surpriza në këtë fazë të kompeticionit duke luajtur ditën e sotme gjithçka për të prerë një biletë në gjysmëfinale.

Danezët mposhtën pastër 3-0 Uellsin për të arritur në këtë fazë të kompeticionit dhe kanë një ekip mjaft të mirë në përbërje, ndërsa Çekia mbështet tek ylli i ekipit sulmuesi Patrik Shik i cili po udhëheq kombëtaren e tij drejt suksesit në këtë Europian.

Sfida pritet të jetë e hapur ku nuk përjashtohen surprizat. Ditën e djeshme, trajneri i Danimarkës, Hjulmand, karikoi ekipin e tij duke u shprehur se duhet të fitojnë për Kristian Eriksen i cili do ta ndjekë ndeshjen nga shtëpia.

Sa i përket formacioneve, Danimarka do të hedhë nga minuta e parë sulmuesin e talentuar Dolberg ndërsa trajneri çek Silhavi i është përgjigjur me Patrik Shik.

LIVE: ÇEKI-DANIMARKË 0-2

Delanej 5′ , Dolberg 42′ 

KOMENTI LIVE: 

42′ GOOOOOL DANIMARKA 0-2/ Shënojnë sërish danezët me Dolberg! Pas një harkimi nga e majta me të jashtmen nga Mahele, sulmuesi i Nisës, Dolberg, nuk fali brenda zonës, duke shtyrë topin drejt rrjetës. 

34′ Sërish rrezikshëm Çekia, që provon me Holesh fluturimthi brenda zonës, por topi shkon drejt e në duart e portierit Shmajkëll.

28′ Sfidë e hapur në Baku, të dy kombëtaret, zgjohen herë pas here, duke ndërtuar aksione sulmuese në portat respektive. Vihet re një tërheqje e danezëve në këto minuta.

22′ Shans i artë për Çekinë mes Holesh, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Shmajkëll, që largoi rrezikun në këndore.

13′ Pranë golit të dytë Danimarka, me Damsgard, por topi nuk pati forcën e duhur për të shkuar në rrjetë.

12′ Kundërpërgjigjet Çekia me Shik, tentativa e tij brenda zonës, devijohet në këndore.

9′ Dominim i frikshëm i danezëve në këto minuta, të cilët kanë mbyllur mbrapa Çekinë. Pavarësish golit të avantazhit, sulmet e rrezikshme vazhdojnë.

5′ GOOOOL DANIMARKA 0-1/ Start spektakolar i danezëve që gjejnë rrugën e rrjetës me mesfushorin Delanej. Pas një harkimi nga këndi, i pashqetësuar brenda zonës, ai ka goditur saktë me kokë, duke tundur rrjetën. 

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

formacionet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *