LIVE| Çeki-Shqipëri/ Starton pjesa e dytë, Kombëtarja në kërkim të përmbysjes së rezultatit (VIDEO)






Është duke u luajtur në Pragë takimi miqësor mes Çekisë dhe Shqipërisë që ka startuar në orën 20:15. 

bandicam 2021-06-08 20-15-48-410

Pas barazimit pa gola ndaj Uellsit, kuqezinjtë e Edi Rejës, do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të mbajtur lartë moralin, në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës. Vlen të theksohet fakti se çekët janë pjesëmarrës në Europianin që starton më 11 qershor, duke u pozicionuar në grupin D së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Skocinë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Reja ka preferuar të bëjë disa ndryshime nga ndeshja e fundit me Uellsin, duke hedhur në fushë nga minuta e parë, Trashin, Veselin, Kallakun dhe Çikalleshin. Pra plot 4 ndryshime.

LIVE: ÇEKI-SHQIPËRI 1-1

Shik 18′ / Cikalleshi 42′

KOMENTI LIVE: 

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion!

Mbyllet pjesa e parë!

42′ GOOOOL SHQIPËRIA 1-1/ Predhë e Cikalleshit nga distanca me të djathën, bomberi kavajas vendos barashpeshën, duke e dërguar topin në trekëndësh! Reagim epik i portierit çek. 

38′ Përplasje e fortë në mesfushë, në afërsi të pankinave, çahet edhe topi.

27′ Mbrojtja e Shqipërisë komplet e ç’organizuar, vendasit i shkojnë shumë pranë golit të dytë, por vendimtare ndërhyrja e Gjimshitit, që largoi topin në këndore.

26′ Sërish rrezikshëm çekët me Shik, që pas harkimit të Jankto, provon me kokë, tentativa e tij ishte qëndrore dhe shkoi drejt e në duart e Selmanit.

25′ Pranë golit të dytë Çekia. Por sërish Selmani vendimtar me ndërhyrjen e tij, që devijon në këndore topin e Mazopust.

23′ Shqipëria fiton një tjetër goditje nga këndi, por largojnë rrezikun çekët.

18′ GOL ÇEKIA 1-0/ Zhbllokohet miqësorja. Patrik Shik realizon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

16′ Selmani bën heroin, duke i mohon golin e avantazhit Janktos. Vendimtare ndërhyrja e gardianit të Kombëtares.

12′ Veseli depërton bukur nga e djathta, por harkimi nuk ishte i duhuri, duke shkuar drejt e në duart e portierit.

10′ Një gabim i Abrashit në mesfushë, shumë pranë zonës, ju jep shansin vendasve që të rrezikojnë me Souçek, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

8′ Shqipëria fiton goditjen e dytë nga këndi, ia dhuron mbrojtësi Kalas, provon aty të godasë Bare, por topi nuk flirton dhe ndalet nga mbrojtësit çekë.

6′ Dalje e mirë e Shqipërisë me Veselin, që harkon nga e djathta, por kontrollon gjithçka portieri i Çekisë.

3′ Kundërpërgjigjet Shqipëria me Cikalleshin, por tentativa e tij devijohet në këndore.

2′ Vendasit e nisin sfidën në sulm, duke provuar me një depërtim nga e djathta, por kontrollon gjithçka Selmani.

1′ Starton dueli miqësor në stadiumin e Spartës së Pragës! Vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA: (4-2-3-1): Vaçlik, Kufal, Çelustka, Kalas, Bohl, Kral, Suçek, Mazopust, Darida, Jankto, Shik, Trajner: J.Silhavi

Cekia

SHQIPËRIA: (3-5-2): Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Çikalleshi, Manaj, Trajner: E.Reja

Shqiperia

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *