LIVE| Çelsi-Atletiko Madrid/ Kundërsulm vrastar, londinezët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Çelsit dhe Atletiko Madridit në Ligën e Kampioneve, për fazën e 1/8-ve.

bandicam 2021-03-17 19-55-14-656

Ndeshja e partë në Spanjë u fitua nga londinezët me rezultatin 1-0 dhe një barazim ditën e sotme do i mjaftonte skuadrës së Tuhelit. Nga ana tjetër, Atletiko nuk dorëzohet, dhe këtë e ka treguar shpesh në vitet e fundit në Ligën e Kampioneve, ku mjafton të kujtojmë ndeshjen e sezonit të kaluar, ku mposhti Liverpulin në “Anfield”. Pritet një ndehsje e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin për më tej.

Për sa i përket formacioneve, te Çelsi nuk ka shumën ndryshime në krahasim me ndeshjet e fundit, me Tuhelin që ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë. Nga ana tjetër, Simeone e nis në sulm me dyshen Feliks-Suarez, të cilët mbështeten nga krahët nga Karrasko dhe Jorente.

LIVE| Çelsi-Atletiko Madrid 1-0

Zijeh 34′

FORMACIONET ZYRTARE:

Çelsi: Mendi, Azpilikueta, Zuma, Rydiger, Xhejms, Alonso, Kovaçiç, Kante, Zijeh, Haverc, Verner. Trajner: T. Tuhel

Atletiko Madrid: Oblak, Saviç, Dimenez, Tripier, Lodi, Koke, Saul, Karrasko, Jorente, Suarez, Feliks. Trajner: D. Simeone

formacione

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *