LIVE| Ceremonia / Levandovski shkëlqen në tapetin e kuq, Mesi merr me vete… 3 fëmijët (VIDEO)









Ka nisur numërimi mbrapsht sa i përket fituesit të ‘’Topit të Artë’’ ku emri i fituesit parashikohet të zbulohet në orën 20:30 të mbrëmjes.

bandicam 2021-11-29 20-32-56-233

Ndërkohë sa i përket listës, janë zbuluar 13 kandidatët e parë nga fundit, nisur nga votat e gazetarëve që kanë marrë pjesë në votim. Luka Modriç është renditur vetëm i fundit këtë vit, duke marrë si sukses vetëm pjesëmarrjen në top 30-she.

 Një pozicion qesharak për Nejmar që ka zënë vetëm vendin e 16-të, shumë larg pritshmërive për një nga pretendentët më të fortë ndër vite.

Ndërsa dy lojtarët e Interit janë ‘’djegur’’, Nikolo Barela (26) dhe Lautaro Martinez (21) bashkuar dhe Simon Kjaer që është renditur në vendin e 18-të. Ndërkohë jo keq ka bërë Romelu Lukaku që ka zënë vendin e 12-të në një listë mes shumë yjesh botëror.

Fill pas belgut, vjen sulmuesi i momentit Erling Haland që shikohet si një potencial i madh për ”Topin e Artë” në të ardhmen.

Ndërkohë këta janë 10 emrat e mbetur nga lista, ku njëri prej tyre do të triumfojë për çmimin e madh: Zhorzhinjo (Çelsi), Donaruma (PSG), Levandovski (Bajern Mynih), De Bryjne (Mançester Siti), Kante (Çelsi), Mesi (Barcelona/ PSG), Kristiano Ronaldo (Juventus/ Mançester Junajtid), Benzema (Real Madrid), Mbappé (Francë, PSG) dhe Muhamed Salah (Liverpul)

CEREMONIA LIVE

20:49  Çmimin ‘’Kopa Trophy’’ për të rinjtë e ka fituar mesfushori i Barcelonës, Pedri Gonzales.

20:44 Mbape dhe Pedri firmosin fanellat e Okon dhe Alonso. 

20:40 Shuhen dyshimet për pilotët e makinës së kuqe me Topin e Artë, dy pilotët e Formula 1, Fernando Alonso dhe Esteban Okon transportuan trofeun në destinacion. 

20:38 Makina e kuqe luksoze zbarkon me trofeun e ”Topit të Artë”, ka ovacione në sallë. 

20:30 Starton ceremonia e ”Topit të Artë”, Didier Drogba në rolin e prezantuesit. 

‘’Panorama Sport’’ ju sjell renditjen live që përditësohet sa herë ka ndryshime:

29) Çezar Aspilikueta, Çelsit; Luka Modriç, Real Madrid

26) Nikolo Barela, Inter; Ruben Dias, Mançester Siti; Gerard Moreno, Vijareal

25) Fil Foden, Mançester Siti

24) Pedri, Barcelona

23) Harri Kejn, Totenham

21) Lautaro Martinez, Inter; Bruno Fernandesh, Mançester Junajtid

20) Riad Mahrez, Mançester Siti

19) Mejzon Maunt, Çelsi

18) Simon Kjaer, Milan

17) Luis Suarez, Atletiko Madrid

16) Nejmar, PSG

15) Rahem Sterling, Mançester Siti

14) Leonardo Bonuçi, Juventus

13) Xhorxho Kielini, Juventus

12) Romelun Lukaku, Inter/Çelsi

11) Erling Haland, Borusia Dortmund

Në përditësim…

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *