LIVE Champions, GRUPI E / Nisin duelet. Barça tronditet që në minutën e 3-të (VIDEO)





Grupi E i Ligës së Kampioneve mund të thotë që sot se cilat janë shanset e skuadrave për të vazhduar më tej në turne dhe hierarkinë brenda grupit.

grupi e champions

Bajern Mynih, pas fitores ndaj Barcelonës në sfidën e parë, nuk do t’i lërë asgjë rastësisë ndaj sot trajneri Nagelsman ka zgjedhur të gjithë emrat kryesorë për skuadrën e tij. Tekniku do të sigurojë sa më parë kualifikimin, mundësisht si kryesues, ndaj me përjashtim të Pavard, duket se ai që është hedhur në fushë kundër ukrainasve është formacioni tip.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, atë mes Benfikës dhe Barcelonës, bie në sy se si trajneri Kuman ka vendosur të lërë në stol lojtarët që mund t’i japin pak fantazi lojës së ekipit, si Fati dhe Kutinjo, duke i besuar Luk De Jong një vend përkrah Depaj në repartin e avancuar.

BAJERN MYNIH-DINAMO KIEV 2-0
12′ (p), 27′ Levandovski 

BENFIKA – BARCELONA 1-0
3′ Nunjez

FORMACIONET ZYRTARE

BAJERN MYNIH-DINAMO KIEV

baj din

BENFIKA – BARCELONA

ben barc

PANORAMA SPORT

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *