Atalanta pret në shtëpi Mançester Junajtid në një sfidë shumë delikate për fatet e Grupit F.
‘’Djajtë’’ arritën të fitonin në ndeshjen e parë me përmbysje pasi e panë veten në disavantazh të dy golave. Me një fitore, skuadra e Solskjaerit do të prekte kualifikimin për në fazën e 1/16-ve, gjë e cila do të sillte optimizëm në klub.
Ndërsa Atalanta do të tentojë me çdo kusht të dalë me pikë nga kjo ndeshje, pasi ka treguar që di të jetë e rrezikshme. Lajmi mirë për Gasperinin është rikthimi i Berat Gjimshtit. Edhe pse do ta nisë nga stoli, mbrojtësit kuqezi duke se ka hedhur pas krahëve dëmtimin e rëndë ku theu dorën, për të qenë sërish nën urdhrat e trajnerit italian.
Në sfidën tjetër, Vijareali do të presë në shtëpi Jang Bojsin. Dhe kjo pritet sfidë mjaft e luftuar për faktin se skuadra në renditje i nda vetëm 1 pikë.
LIVE/ VIJAREAL-JANG BOJS 1-0
36′ Kapue
LIVE/ ATALANTA-MANÇESTER JUNAJTID 2-1
12′ Iliçiç, 58′ Zapata / 45+1′ Ronaldo
FORMACIONET ZYRTARE, GRUPI F
ATALANTA-MANÇESTER JUNAJTID
VIJAREAL-JANG BOJS
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al