LIVE| Dinamo-Korabi/ Starton pjesa e dytë, blutë e trajnerit Uku në kërkim të golit të sigurisë (VIDEO)



Dinamo është 270 minuta larg Kategorisë Superiore! Blutë kryeqytetas nuk duan blof me Korabin. Pasi kanë hedhur një këmbë në elitë, gabimet janë të ndaluara. Me këtë mision do të zbresin në fushë sot 18 herë kampionët e Superiores, të mundin një rival direkt dhe vulosin ngjitjen në elitë. 

Dinamo-Korabi

Presioni është i pranishëm dhe vështirësi gjithashtu, e megjithatë skuadra e drejtuar nga trajneri Olsi Uku është besimplotë për t’ia dalë. Ndërkohë në krahun tjetër Korabi ka gati “kurthin”. Dinamo është kandidatja më potenciale për t’u ngjitur në elitë, por situata mund të përmbyset pikërisht sot. Nëse dibranët i mundin, vjen edhe rokada në kreun e Grupit A. Një përballje e gjitha për t’u shijuar në “Selman Stërmasi”.

DINAMO-KORABI 1-0

Kolgega 28′

KOMENTI LIVE:

50′ Provon edhe Almeida me një gjuajtje nga distanca me të djathtën, por tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit të Korabit.

47′ Pjesa e dytë nis me vendasit kërkues. Xhixhiua provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij ndalet nga portieri Mehidri.

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

39′ Zëvendësim te Dinamo, largohet Da Silva i dëmtuar, vendin e tij e merr Alillari.

Pretendimi i Korabit per penallti

31′ Korabi pretendon për penallti, pas rrëzimit të Didës brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Alla, protestojnë futbollistët e skuadrës dibrane. Marku ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

30′ Mbrojtësi Boçi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Skukës.

28′ GOOOOL DINAMO 1-0/ Zhbllokohet sfida në “Selman Stërmasi”. Kolgega kalon në avantazh blutë. Pas asistit të Xhixhiuas, futbollisti godet saktë me të majtën brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. 

23′ Ndizet sfida, Fejzaj është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

17′ Topalli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm.

16′ Regjistrohet goditja e parë në kuadrat, Bilali karikon të djathtën nga distanca, por topi përfundon drejt e në duart e portierit Mehidri.

10′ Korabi kryen zëvendësim të detyruar, largohet nga fusha e lojës Joti i dëmtuar, vendin e tij e merr futbollisti me numrin 42, Murrja.

5′ Dinamo më kërkuese në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshën në zonën e Korabit.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Bakaj, Fejzaj, Pere, Boçi, Hidri, Bilali, Da Silva, Berberi, Kolgega, Uelber, Xhixhiua. Trajner: Olsi Uku.

bandicam 2021-05-01 14-58-05-133

KORABI: Mehidri, Duka, Paplekaj, Dida, Muça, Mziu, Çutra, Topalli, Joti, Marku,  Skuka. Trajner: Agim Canaj.

bandicam 2021-05-01 14-58-37-019

GJYQTAR: Laver Alla (Lushnjë)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *