5 prill 2009 është hera e fundit që Partizani dhe Dinamo u ndeshën në elitën e futbollit shqiptar, takim i fituar nga blutë 2-1. Askush nuk e kishte menduar që pas vërshëllimës së gjyqtarit Edvin Hoxha në këtë takim të 2009-ës do të kalonin 4561 ditë që të kthehej sërish ky derbi në elitë.
Dinamo-Partizani hap siparin e javës së katërt të edicionit të 83-të të Kategorisë Superiore. Përballja e 136-të mes dy ekipeve do të jetë e veçantë, ndonëse është derbi i kryeqytetit është duke u luajtur në “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 19:45.
Ky derbi vjen pas një mungese gati 9-vjeçare, ku për herë të fundit janë ndeshur më 16 mars 2013 në Kategorinë e Parë. Një takim me “spec” për vetë ecurinë e skuadrave në këtë fillim kampionati.
LIVE: DINAMO-PARTIZANI 1-0
Ibraimi 15′
KOMENTI LIVE:
70′ Zëvendësim te Partizani, largohet Albion Marku në vend të tij Kardozo.
68′ E pabesueshme çfarë humbet Cara, nga shumë pranë vijë fatale. Nuk iu besojnë sytve të kuqtë.
67′ Predhë e Rrapaj nga distanca, Harizaj bën një tjetër pritje spektakolare duke devijuar topin në këndore.
66′ Zëvendësim te Dinamo, largohet Çinedu, vendin e tij e merr Edis Maliqi.
65′ Harizaj i bëhet “makth” Tedi Carës, portieri i Dinamos ndal sërish sulmuesin e Partizanit, pas tentativës me kokë të tij.
63′ Provon edhe Ergys Kaçe nga distanca, tentativa e tij shkon mbi kaudrat.
59′ Albion Marku është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë te Partizani, për ndërhyrje të gabuar ndaj Samake.
58′ Edhe pse me 10 lojtarë, Dinamo provon herë pas here të surprizojë, duke kërkuar golin e dytë, që do të sillte sigurinë.
55′ Sa shumë raste shënimi! Partizani provon me Albion Markun, por topi shkon jashtë kuadratit, ndërkohë më herët Cara pretendoi për penallti, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.
53′ Ergys Kaçe ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Agim Ibraimit.
50′ Nisje spektakolare e Partizanit, në këtë pjesë të dytë. Të kuqtë hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit.
48′ Harizaj bën edhe njëherë shpëtimtarin, duke i thënë sërish “jo” Tedi Carës. Reagim mjaft i mirë i gardianit fierak.
46′ Starton pjesa e dytë, trajneri Shkëmbi kryen menjëherë zëvendësim, largohet nga fusha e lojës, Mihana, vendin e tij e zë Patrik Bardhi.
DEKLARATAT NË FUNDIN E PJESËS SË PARË:
Emiliano Musta- Është e vërtetë shpesh ndëshkohemi nga gabimet tona. Pas golit kemi marrë veten, Dinamo ka gjuajtur vetëm një herë në portë, shpresojmë në pjesën e dytë të arrijmë të kthejmë. Kartoni i kuq për Sofranak? Kjo është në favorin tonë shpresojmë ta kthejmë sa më shpejtë’’.
Eni Imami- Kartoni i kuq për Sofranak? Sigurisht që është më e vështirë për skuadrën se për mua, do të marrim masa për të zëvendësuar Sofranak. Do të jetë e vështirë sepse na ngelen 45 minuta lojë.
Mbyllet pjesa e parë!
45+4′ Dinamo mbetet me 10 lojtarë, Sofranak ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Stenio Zhunior. Fillimisht gjyqtari Cjapi akordoi karton të verdhë, teksa pas verifikimit nga VAR-i u akordua karton i kuq për mbrojtësin e Dinamos.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
39′ Çinedu kërkon penallti pas duelit me Belicën, brenda zonës, por gjyqtari Cjapi nuk e vlerëson si të tillë.
36′ Mundësi tjetër e mirë për Partizanin, me Mustën që provon brenda zonës, topi shkon jashtë kuadratit.
35′ Partizani kërkon golin e barazimit nga ajri. Belica tenton me kokë, por pa gjetur koordinatat e duhura.
32′ Sofranac bën një ndërhyrje vendimtare, duke i larguar topin Esat Malës në momentin e fundit, këndore për Partizanin.
30′ Tjetër kërcënim në portën e Harizaj, pas një harkimi nga këndi i Kaçes, devijon me kokë Stenio Zhunior, por Belica nuk arrin ta devijojë drejt rrjetës.
25′ Portieri Harizaj bën heroin, i mohon golin e barazimit Tedi Carës, i cili provoi brenda zonës, por u ndal nga gardiani dinamovit.
24′ Agim Ibraimi lëshon një predhë nga distanca, por kësaj here ndalet nga gardiani Hoxha.
23′ Sërish rrezikshëm Dinamo me Samake, i cili fiton goditjen e parë nga këndi, pas devijimit të topit nga Belica.
20′ Partizani provon të organizuar duke u hedhur në sulm në kërkim të golit të avantazhit, por mbrohen mirë futbollistët e Dinamos.
15′ GOOOOOL DINAMO 1-0/ Zhbllokohet derbi, kapiteni Ibraimi kalon në avantazh blutë. Pas një asistit të Çinedut, mesfushori nuk fal përballë portierit Alban Hoxha. Festa është e gjitha e “nëndetesëses”.
15′ Zhunior shpërdoron një rast të artë. Sulmuesi brazilian nuk përfiton nga një gabim i Silianovskit.
12′ Tjetër aksion i rrezikshëm i Dinamos me Mihanën, por topi i kthyer nga talenti fierak brenda zonës shkon drejt e në duart e portierit të Partizanit.
7′ Pranë golit Dinamo me Sidibe, që provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën e Alban Hoxhës. Rasti më i rrezikshëm i sfidës deri tani.
6′ Partizani provon të japë sinjalin e parë, me Mustën që provon me kokë pas harkimit nga e djathta, por tentativa me kokë e mbrojtësit shkon jashtë.
5′ Start i qetë, loja është përqendruar kryesisht në mesfushë. Skuadrat studiojnë njëra-tjetrën.
1′ Ka startuar supersfida në “Elbasan Arena”. Dinamo luan topin e parë nga qendra.
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Harizaj, Imami, Sofranac, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Samake, Sidibe, Ibraimi, Mihana, Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi. (Në dispozicion: Simoni, Ed.Bakaj, Gavazaj, Skuka, Bardhi, Haxhiu, Abazaj, Daija, Maliqi, Berberi)
PARTIZANI: Hoxha, Belica, Sota, Shehi, A.Marku, Musta, Rrapaj, Kaçe, Mala, Cara, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja. (Në dispozicion: Teqja, H.Marku, Kardozo, Filipoviç, Abubakar, Gueje, Damçevski, Murataj, Gligorov, Kote)
GJYQTARË: K.Cjapi, I.Tartaraj, O.Grabova (Fier)
VAR: Florjan Lata (Durrës), AVAR: Rejdi Avdo (Tiranë)
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al