Dinamo pret Teutën në “Elbasan Arena”, në një sfidë që vendos shumë për sa i përket garës për mbijetesë midis dy skuadrave, në javën e 30-të të “Abissnet Superiore”.
Blutë kryeqytetas do të luajnë shanset e fundit për të mbijetuar duke shpresuar te matematika që i mban ende në lojë.
Nga ana tjetër, kampionët në fuqi nuk mendojnë të rrezikojnë më shumë dhe ta shpëtojnë sezonin e tyre duke mbijetuar.

DINAMO 0-0 TEUTA
KOMENTI LIVE:
29’ Siljanovski tenton të lëshojë një gjuajtje në ajër në afërsi të zonës, por futbollisti i Dinamos nuk e gjen dot topin.
21’ Duket se kapiteni i Dinamos, Ibraimi ka pësuar një dëmtim pas një përplasje me Jazxhi. Loja ndalet për t’i ardhur në ndihmë sulmuesit.
19’ Goran Siljanovski ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar në mesin e fushës.
18’ Peposhi merr një top në afërsi të zonës dhe tenton të krosojë, por topi ndalet dhe shkon në goditje këndi.
11’ Lorenco Vila tenton të krosojë por topi ndalet dhe përplaset në dorën e futbollistit të Teutës. Goditje dënimi për Dinamon.
7’ Haxhiu lëviz bukur në hyrje të zonës, por Jazxhi ndërhyn mjaft mirë për të fituar dhe një rivënie fundore.
1’ Starton sfida në “Elbasan Arena”!
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Simoni, Mija, Silianovski, Maliqi, Imami, Lilaj, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Bardhi, Rexhinaldo.
Trajner: Rodolfo Vanoli
TEUTA: Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Jazxhi, Kotobelli, Beqaj, Aleksi, Peposhi, E. Vila, L. Vila, Hebaj.
Trajner: Renato Arapi
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al