LIVE Dinamo Zagreb-Milan/ Pjesë e parë emocionuese, vendos goli me planzhon i Gabias (VIDEO)












Milani luan në tranfertë kundër Dinamos së Zagrebit, në një duel delikat, ku fitorja është detyrim.

image-83

Kuqezinjtë e kanë detyrim fitoren në mënyrë që të jenë në garë për kualifikimin dhe të mos ja lënë fatin ndeshjes së fundit. Nga ana tjetër, kroatët janë po me aq pikë sa kuqezinjtë dhe kështu do të kërkojnë të surprizojnë skuadrën e Piolit.

Atmosfera në stadiumin “Maksimir” është elektrizuese, me të dy skuadrat që do të tentojnë gjithçka për gjithçka, për të dalë nga kjo sfidë me pikët maksimale.

LIVE: DINAMO ZAGREB – MILAN 0-3

Gabia 39′ , Leao 50′ , Zhiru 59′ (p)

KOMENTI LIVE: 

59′ GOOOOL MILAN 0-3/ Kapitullojnë vendasit, Oliver Zhiru shënon golin e tretë të sfidës nga pika e bardhë e penalltisë! 

58′ Penallti në favor të Milanit, e shkakton Ljubiçiç, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Tonalit!

50′ GOOOOL MILANI 0-2/ Shënojnë sërish italianët me Rafael Leao, që nuk ka folur brenda zonës, i vetëm përballë portierit. Fantastik ylli portugez që përfiton nga gabimi në mbrojtje i vendasve. 

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

39′ GOOOOL MILANI 0-1/ Skuadra e Piolit kalon në avantazh me Gabian, që shënon me planzhon, pas harkimit të Tonalit! Në festë italianët!

32′ Pritje e shkëlqyer e portierit Livakoviç, që i mohon golin me kokë sulmuesit Olivier Zhiru.

27′ Tjetër shans për Milanin me Rebiç, por sulmuesi bllokohet në momentet e fundit nga mbrojtësit e Dinamos së Zagreb. Ishte numri 27 Misiç, që me sparkadën e tij ndali sulmuesin kroat.

22′ Leao harkon brenda zonës për Rebiç, por sulmuesi nuk e prekt dot topin, duke e lënë të shkojë jashtë kuadratit.

19′ Sërish rrezikshëm Dinamo e Zagrebit me numrin 7 Ivanuseç, por pozicional portieri Tatarushanu, që ndali gjuajtjen e mesfushorit.

16′ Gabia shpëton Milanin me ndërhyrjen e tij me kokë shumë pranë vijës fatale! Pranë golit vendasit.

11′ Kundërpërgjigjet skuadra vendase me Ljubiçiç, por tentativa e tij shkoi jashtë kuadratit.

10′ Momente paniku në zonën e Dinamos së Zagrebit, Milani provon me Kjaer dhe De Katelere, por topi përplaset në këmbët e një prej mbrojtësve vendas.

8′ Zhiru provon të shënojë me takë një gol spektakolar, por zihet në pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor.

5′ Milani fiton goditjen e parë nga këndi dhe provon me një skemë. Tonali pason për Rebiç, që lëviz bukur fillimisht, por më pas nuk koordinohet siç duhet.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

00000

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com