LIVE| Dortmund-Mançester Siti/ Shtangen “qytetarët” e Guardiolës, skuadra gjermane kalon në avantazh (VIDEO)



Ka startuar në orën 21:00 sfida Borusia Dortmund-Mançester Siti, e vlefshme për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.  Pas fitores 2-1 të anglezve ndeshjen e parë, Dortmundi nuk ka asgjë për të humbur teksa do të mundohet me çdo kusht që të jetë një kockë e fortë për skuadrën e Guardiolës të cilët këtë sezon kanë treguar një formë fantastike.

dortmund-siti2

Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë,  mesfushori Gyndogan u shpreh ambicioz duke thënë se Siti nuk di të mbrohet dhe se do të kërkojnë vetëm fitore. Guardiola do të vijë më gjithë skuadrën në dispozicion në këtë ndeshje, përveç sulmuesit Aguero, i cili është i dëmtuar.

Veprimet e tifozëve të Dortmundit, të cilët tentuan të prishin qetësinë e ekipit anglez gjatë orëve të para të mëngjesit si duket kanë qenë të pavlera pasi u raportua se tekniku Guardiola kishte anuluar stërvitjen e paradites në mënyrë që lojtarët të ishin sa më të kthjellët gjatë mbrëmjes. Spanjolli nuk do t’i  kursejë yjet në fushë dhe pritet do të rreshtojë formacionin më të mirë që ka në dispozicion.

Në kampin tjetër, Dortmundi vjen pas pozitave aspak të mira në kampionat, por ka arritur të shfaqë një fytyrë tjetër në Europë. Në sfidën ndaj Sitit, trajnerit Terziç do t’i duhet të bëjë pa talentet Moukoko dhe Sanço të cilët janë të dëmtuar dhe në pikëpyetje për të luajtur janë dhe  kapiteni Humels dhe sulmuesi Marko Rojs për shkak të gjendjes jo të mirë. Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët, pasi verdhezinjtë dhanë një paraqitje dinjitoze dhe ndeshjen e parë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Golin për skuadrën gjermane e realizoi futbollisti 17-vjeçar, Bellingham.

BORUSIA DORTMUND – MANÇESTER SITI  1-1

Bellingham 15′ / Mahrez 54′ (p)

FORMACIONET ZYRTARE:

Dortmund-Siti

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *