LIVE EGNATIA-VLLAZNIA/ Raste dhe “luftë” nga të dy skuadrat, mbyllet pjesa e parë e ndeshjes (VIDEO)

live egnatia vllaznia raste dhe lufte nga te dy skuadrat mbyllet pjesa e pare e ndeshjes video































“Final Four” do të mësojë sot emrin e dytë që do t’i bashkohet Partizanit në finalen e kampionatit për këtë edicion të pazakontë të Superiores. Egnatia dhe Vllaznia përballen në “Air Albania” në gjysmëfinalen e dytë që pritet të dhurojë shumë luftë dhe rivalitet.

bandicam-2024-05-19-20-00-47-857

Trajnerët nuk i kanë lënë asgjë rastësisë dhe kanë hedhur në fushë rreshtimet e tyre më të mira. Aleksi është përsëri pjesë e formacionit të rrogozhinasve, ndërsa te shkodranët bie në sy kthimi i Grudës si titullar në një ndeshje të rëndësishme për kuqeblutë.

LIVE EGNATIA-VLLAZNIA 0-0

NGJARJET KRYESORE

45’+7’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+6’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë pas në përplasje në sulm.

45’+4’ Gruda provon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, pa gjetur katërkëndorin e Sherrit.

45’+2’ Gruda nga e djathta gjen Malën me një pasim perfekt në qendër, gjuajtja e mesfushorit të Vllaznisë devijohet jashtë nga Dylis. (VIDEO)

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

44’ Vllaznia është në dominim në mbajtjen e topit në këto minuta dhe ka kthyer skuadrën rrogozhinase plotësisht në gjysmëfushën e saj.

42’ Predhë e Smajlit, Xhemajli devijon topin larg katërkëndorit. (VIDEO)

41’ Hakaj ekzekuton një goditje dënimi drejt zonës, Sherri grushton dhe largon sferën.

40’ Gruda nga e djathta harkon në zonë për Balajn, ky i fundit nuk e kthen dot drejt portës.

38’ Ndërhyrje e fortë e Krymit ndaj Fernandos, gjyqtari Xhaja lë lojën të vazhdojë duke mos dhënë faull për rrogozhinasit. (VIDEO)

37’ Gruda harkon nga e djathta, topi shkon direkt mbi katërkëndorin e Sherrit.

35’ Karton i verdhë per Malën, pas një ndërhyrje ndaj Fangajt.

33’ Pas një goditje dënimi të rrogozhinasve pranë zonës, Boshnjaku ka mundësinë të kundërsulmojë rrezikshëm por nuk gjen Malën duke çuar topin në duart e Sherrit. (VIDEO)

30’ Një harkim në zonë nga goditje dënimi e Ibrahimoglu, nuk devijohet nga askush në zonën kuqeblu.

18’-22′ Aksion i shpejtë i skuadrës rrogozhinase me Zejnullain i cili merr topin dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme për Qarrin. (VIDEO). Por më pas gjyqtari Xhaja ftohet të shohë pamjet në VAR dhe është një prekje e topit me dorë gjatë aksionit nga Ibrahimoglu që e bën të pavlefshëm golin. (VIDEO)

17’ Mala fiton topin pranë zonës kundërshtare dhe pason te Balaj i cili gjuan rrufeshëm por dërgon topin mbi traversë. (VIDEO)

15’ Ndreca shfaqet në të majtën dhe lëshon një diagonale në shtyllën e parë që ndalet nga Qarri. (VIDEO)

14’ Krymi kthehet në fushën e lojës pas shumë minutash jashtë.

13’ Top i gjatë për Montenegron, largon Juriç jo pa vështirësi.

12’ Harkime radhazi në zonën e shkodranëve, me mbrojtjen që largon rrezikun. Ndërkohë Krymi mbetet jashtë duke marrë ndihmën e mjekëve dhe lënë shkodranët me 10 futbollistë.

6’-9’ Loja ndalet pas një përplasje të Krymit me Stojanoviç, pasi mesfushori i Vllaznisë ka nevojë për ndihmën mjekësore.

4’ Aksion i shpejtë në të majtën i Egnatias, Ndreca pason për Zejnullain i cili gjuan por nuk gjen portën e shkodranëve. (VIDEO)

2’ Gruda lëshon një gjuajtje të fortë nga brenda zonës. Sherri grushton dhe mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

1’ Ndeshja ndalet pas pak sekondash, pasi një kapsollë shpërthen pranë Sherrit dhe portieri kërkon ndihmën e stafit mjekësor. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro.
Trajner: Edlir Tetova

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj,

Trajner: Tomas Brdariç

dddddddfs

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts