Fati i Grupit D në Botërorin 2022 mund të vendoset që sot me sfidën e rëndësishme mes Francës dhe Danimarkës, dy përfaqësueseve europiane të cilat kërkojnë me çdo kusht të vazhdojnë më tej në këtë turne.
Pas fitores së thellë 4-1 ndaj Australisë, edhe pse bëhet fjalë për një ekip më cilësor përballë, Deshamp nuk ka hequr dorë nga ideja e tij për të rreshtuar katër sulmues në startin e sfidës. Grizman, Dembele, Mbape dhe Zhiru luajnë së bashku, të mbështetur edhe nga Rabio i cili është një alternativë ofensive më shumë, siç ka treguar në ndeshjen e parë.
LIVE FRANCË-DANIMARKË 0-0
NGJARJET KRYESORE
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
40’ Dembele nga e djathta nis topin në zonë për Mbape, gjuajtja e këtij të fundit fluturon jashtë.
36’ Kornelius shpërdoron mundësinë e parë të mirë për ekipin e tij pas një kundërsulmi të shpejtë teksa gjuan jashtë nga e djathta.
34’ Shmajkel shpëton Francën me një devijim me këmbë ndaj gjuajtjes së Grizman nga e majta.
21’ Pas goditjes së dënimit, Dembele harkon në zonë ku Rabio gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e Shmajkel.
20’ Kristensen ndëshkohet me të verdhë pasi ndal një sprint të Mbape. Francezët kërkojnë të kuq por kryesori nuk ndryshon mendje.
16′ Dominim i francezëve të cilët mundohen të gjejnë vazhdimisht Zhiru me harkime, por pa arritur të gjuajnë në portë.
9’ Harkim i Teo Hernandez nga e majta, Rabio e ul për Zhiru por ky i fundit nuk ia del të gjuajë në portë edhe pse pak hapa larg.
1’ Nis dueli në stadiumin “974”.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al