LIVE| Francë-Gjermani/ Rabio godet shtyllën, gjermanët kundërpërgjigjen me Gnabrin (VIDEO)






Ka startuar në orën 21:00 supersfida e Grupit F, Francë-Gjermani. Të dy kombëtaret prestigjioze do të përplasin brirët në këtë ndeshjes startuese në Kampionatin Europian.

franca festa

E gjithë bota do t’i ketë sytë nga supersfida e mbrëmjes e cila pritet të jetë e zjarrtë dhe mjaft e luftuar. Franca është kampionia e botës në fuqi dhe nuk mund të ‘’ulë kokën’’ mbrëmjen e sotme, ndërsa Gjermania si një ndër shkollat e futbollit më të mira në botë do të tentojë gjithçka për gjithçka.

Një fitore ndaj një rivali direkt do të trembte dhe kundërshtarët e tjetër të cilët do të ndjekin me kujdes rezultatin e kësaj ndeshje.

Franca festa e golit

Trajneri Lëv do të largohet nga ‘’panzerat’’ në fund të kompeticionit dhe ku ka më mirë se do largohet mes lavdisë duke ngritur trofeun, por për të arritur deri aty do të duhet shumë punë dhe mund.

LIVE: FRANCË-GJERMANI 1-0

Humels 20′ (autogol)

KOMENTI LIVE: 

54′ Gjermania kundërpërgjgijet me Gnabrin, që provon fluturimthi brenda zonës, por gjuajtja e tij shkon fare pranë traversës.

52′ Shans i artë për Francën, me Rabio, që godet shtyllën brenda zonës. Mesfushori i Juventusit nuk preferoi të pasonte. Ndërkohë e përgjumur mbrojtja e Gjermanisë.

46′ Starton pjesa e dytë! Nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

39′ Kimish godet me takë në fytyrë Hernandezin, një veprim i paqëllimshëm ky i futbollistit gjerman, ndaj shokut të tij të skuadrës te Bajerni.

38′ Mundësi e mirë për gjermanët, por Gyndoan, nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

35′ Mbape ndez “turbon” në krahun e majtë, por vendimtare ndërhyrja e Ginter, që largon rrezikun në këndore.

33′ Në këto minuta, loja përqëndrohet në mesfushë, ku nuk mungojnë pasimet e shumta.

27′ Goditje dënimi për Gjermaninë, provon Toni Kros me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

22′ Gjermania provon të kundërpërgjigjet me Myler, tentativa e tij me kokë brenda zonës, shkon jashtë kuadratit.

20′ GOOOOL FRANCA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Humels shkakton autogol, pas topit të harkuar nga Hernandez. I pafat mbrojtësi gjerman. 

17′ Tjetër mundësi për Francën me Mbape, që lëshon një gjuajtje të rrezikshme, por Nojer grushton topin në këndore.

16′ Pranë golit Franca me Pogba. Pas një harkimi nga këndi, mesfushori godet me shpatull nga shumë pranë vijës fatale, por topi shkon mbi kuadrat. Dëshpërohet Benzema që priste pas tij.

15′ Vendimtar Ginter me ndërhyrjen e tij, që largon një harkim të Pavard nga e djathta në këndore.

12′ Ende asnjë rast flagrant në portat respektive, skuadrat duket se po studiojnë njëra-tjetrën në këto minuta të para!

7′ Kimish ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Hernandez!

3′ Goditje dënimi për Gjermaninë, Kros harkon në zonë për Humels që provon me kokë por jashtë kuadratit.

1′ Starton finalja e parakohshme e Europianit!

FORMACIONET ZYRTARE

Franca: Loris, Pavard, Kimpembe, Varane, Hernandez, Pogba, Kante, Rabiot, Grizman, Mbape, Benzema, Trajner: D.Deshamp

Gjermania: Nojer, Rudiger, Ginter, Humels, Kimish, Havertz, Kros, Gnabri, Gosens, Gyndoan, Havertz, Myler, Trajner: J.Lëv

gjermani

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *