LIVE| Francë-Zvicër/ Seferoviç shtang “gjelat”, përfaqësusesja helvete në avantazh (VIDEO)






Franca është duke u përballur me Zvicrën për fazën e 1/8-ve të Kampionatit Europian.

lajm i fundit

Franca vjen si favorite absolute në këtë sfidë, por ky Europian ka bërë që dhe skuadrat e mëdha të dridhen. Eliminimi i Holandës dhe Portgualisë, ka bërë që skuadrat “big” të mendohen mirë para se të quhen favorit. “Gjelat” arritën të kalonin me sukses grupin e ferrit ku bënin pjesë dhe Gjermania, Hungari dhe Portgualia dhe mbrëmjen e sotme do të tentojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt lavdisë.

Nga krahu tjetër, Zvicra vjen në këtë fazë të 1/8-ve si një surprizë e bukur e cila u kualifikua vetëm pasi mbaruan të gjitha ndeshjet e grupeve, duke u renditur ndër vendet e treta më të mira. Helvetët do të tantojnë gjithçka në këtë ndeshjes, ku sytë janë te Shaqiri i cili shkëlqeu me dopietë kundër Turqisë.

Sa i përket formacioneve trajneri Deshamp ka hedhur në fushë të gjithë arsenalin e tij duke mos hequr dorë nga tredhëmbëshi, Mbape, Grizman, Benzema. Ndërsa për Zvicrën titullarë do ta nisin dhe Xhaka me Shaqirin të cilët pritet të bëjnë paraqitje pozitive mbrëmjen e sotme.

LIVE: FRANCË-ZVICËR 2-1

Benzema 57′, 59′  / Seferoviç 15′

KOMENTI LIVE: 

57′ GOOOOL FRANCA 1-1/ Vendoset baraspesha. Karim Benzema gjen rrugën e rrjetës. Festojnë “gjelat”! 

54′ Loris bën heroin, i pret penalltinë futbollistit Rodriguez.

53′ Penallti për Zvicrën, e fiton Zuber, pas ndërhyrjes së gabuar të Pavard.

50′ Pranë golit të dytë Zvicra, vendimtare ndërhyrja e Varan që shpëton “gjelat” nga pësimi i golit të dytë.

46′ Starton pjesa e dytë! Franca kryen zëvendësimin e radhës, largohet Lengle, në lojë Koman.

Mbyllet pjesa e parë asnjë gjuajtje në portë nga francezët në këto 45 minuta të para. 

45′ Akordohen 2 minutan shtesë!

41′ Zvicra provon të shtangë sërish “gjelat”. Arma më e fortë e zviceranëve në këto minuta janë harkimet nga krahët. Hasin vështirësi në luftën në ajër futbollistët e Francës.

35′ Mbrohet mirë Zvicra në këto minuta, duke mos i lejuar shumë hapësira kampionëve të Botës.

30′ Varan ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Zuber.

28′ Kësaj here ishte Rabio që lëshoi një predhë nga distanca, por topi shkoi jashtë kuadratit.

26′ Goditje dënimi për Francën. Provon Mbape, topi ndalet në mur, shkon sërish te ylli francez, i cili lëshon një predhë fluturimthi, por jashtë kuadratit.

22′ Pranë golit të barazimit Franca. Një prekje e lehtë e portierit Somer, i djeg shansin e artë sulmuesit Benzema, që priste të devijonte me kokë, pas asistit të Rabio.

15′ GOOOOOL ZVICRA 0-1/ Shtangen “gjelat”! Seferoviç kalon në avantazh përfaqësusen helvete. Pas asistit të Zuber, sulmuesi godet saktë me kokë, pas duelit të fituar me Lenglet, duke çuar peshë zemrat e tifozëve zvicerian. 

5′ Nisje e vrullshme, “gjelat” kërkojnë me ngulm golin e avantazhin, mbrohen mirë në këto minuta zvicerianët.

1′ Starton sfida! Franca menjëherë në sulm.

FORMACIONET ZYRTARE

f

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *