LIVE GANA-URUGUAI/ Uruguaianët e pandalshëm, dyfishohen shpejt shifrat (VIDEO)






Gana do të përballet me Uruguain në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve.

GHANA-VS-PORTUGAL-scaled

Ganezët kanë marrë një fitore përballë koreanëve dhe një humbje ndaj “luzitanëve”.

Ndërsa Uruguai ka marrë një barazim pa gola me Korenë e Jugut dhe humbje me Portugalinë.

Ekipet do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të siguruar një biletë për më tej.

LIVE GANA 0-2 URUGUAI
26′, 32′ De Arraskaeta

NGJARJET KRYESORE

32’ GOOOL URUGUAI! Përsëri është De Arraskaeta ai i cili shënon në portën e Ganës me një gjuajtje fluturimthi pas një aksioni të bukur.

26’ GOOOL URUGUAI! Shënon De Arraskaeta pasi portieri i Ganës kishte ndalur gjuajtjen e Suarez.

23’ E pabesueshme çfarë humb Nunjez pas një kundërsulmi në qendër! Sulmuesi kalon portierin por sheh topin të largohet nga Salisu para se të kalonte vijën fatale.

21’ Roshet pret penalltinë. A. Ajeu gjuan por gardiani i Uruguait gjen krahun duke shlyer gabimin e pak minutave më parë.

16’-18’ Xh. Ajeu godet në pozicion ballor, Roshet nuk grushton siç duhet dhe më pas rrëzon Kudus në zonë. Fillimisht gjyqtari bën shenjë për pozicion jashtë loje por pastaj ftohet nga VAR të shohë episodin në fjalë. Në fund ai jep penallti për Ganën pasi nuk kishte pozicion të parregullt gjatë aksionit.

12’ Nunjez niset drejt zonës me një sulm të shpejtë në qendër, por në momentin vendimtar ai ndalet nga mbrojtësit e Ganës të cilët i heqin topin nga këmbët.

8’ Pellistri hyn në zonë dhe arrin të pasojë në qendër, por asnjë nga shokët e skuadrës nuk ndjek aksionin.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

gana

3291d207-68a1-44e7-9378-3adc03552627

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *