LIVE| Gol me “dhunë” në finale, Bonuçi vendos baraspeshën! Çmenden në festë italianët (VIDEO)








Është duke u luajtur finalja e madhe e Kampionatit Europian mes Anglisë dhe Italisë.

Itali-Angli

Gjithë sytë e botës janë në Londër, pasi ndeshen dy shkolla të ndryshme futbolli dhe vitet e fundit nuk është se u ka ecur shumë me finalet. Anglia do të kërkojë të bëjë histori para 60 mijë tifozëve të saj, çka e kanë cilësuar të gjithë së favorite dhe prej pranisë së publikut.

Italianët, si gjithmonë të ftohtë dhe cinik nuk është se ndikohen nga situatat në stadium pasi vetë trajneri Roberto Mançini është shprehur se përqendrimi në fushë do të jetë maksimal.

Sa i përket përballjeve mes të dyja kombëtareve, në 27 sfida, ‘’axurrët’’ dominojnë me 10 takime, ndërsa 8 takime janë fituar nga ‘’3 Luanët’’. Presioni është për vendas të cilët do të luajnë para publikut të tyre, por Anglia duhet të ketë kujdes pasi Italia është një ‘’dhelpër’’ e vjetër në futboll dhe di si të triumfojë dhe në finale.

Sa i përket formacioneve, Mançini ka vendosur t’i besojë të njëjtës skuadër si në gjysmëfinalen ndaj Spanjës duke hedhur në sulm treshen Kieza-Insinje-Imobile. Sauthgejt i ka besuar sulmin Sterling dhe kapitenit Kejn.

LIVE: ITALI-ANGLI 1-1

Bonuçi 67′ / Shou 2′

KOMENTI LIVE: 

67′ GOOOOOL ITALIA 1-1/ Vendoset baraspesha në finale! Bonuçi gjen rrugën e rrjetës! 

62′ Pikford i mohon golin e barazimit Italisë. Pas tentativës së Kiezës, gardiani zgjatet mjaft bukur duke i thënë “jo” të kaltërve.

56′ Pranë golit Italia me Insinjen, tentativa e tij brenda zonës, u ndal nga portieri Pikford. Më kërkues të kaltrit në këto minuta.

55′ Bonuçi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë te Italia.

54′ Zëvendësim te Italia,  largohen Barela dhe Imobile në lojë Kristante dhe Berardi.

50′ Goditje dënimi për Italinë, provon Lorenco Insinje, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

48′ Stërling pretendon për 11-metërsh, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

47′ Barela ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+4′ Bonuçi tenton të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

45+1′ Verrati provon me një gjuajtje drejt kuadratit, por tentativa e tij ishte e lehtë, duke përfunduar në duart e Pikford.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

45′ Italia kërkon ta mbyll në sulm pjesën e parë, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në kuadrat. “3 Luanët” nuk lejojnë hapësira në mbrojtje.

35′ Drithërima në portën e Anglisë! Kërcënimi i vërtetë i Italisë me Kiezën, që provon me një gjuajtje të rrezikshme, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. Marrin zemër të kaltrit në këto minuta.

20′ Italia kërkon të ushtrojë presion në gjysmëfushën e Anglisë, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portën e Pikford.

14′ Start fantastik i Anglisë që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Italisë.

7′ Goditje dënimi për Italinë, provon Lorenco Insinje, por tentativa e futbollistit të Napolit, shkon mbi kuadrat.

2′ GOOOOOL ANGLIA 0-1/ Zhbllokohet finalja, “3 Luanët” kalojnë në avantazh me Luk Shou që realizon një gol mjaft të bukur me të majtën, pas asistit të Tripier. 

2′ Italia fiton goditjen e parë nga këndi, por largojnë futbollistët anglezë.

1′ Starton sfida në “Uembli”

FORMACIONET ZYRTARE 

ITALI– Donaruma, Di Lorenco, Kielini, Bonuçi, Emerson, Verrati, Barela, Zhorzhinjo, Insinje, Kieza, Imobile, Trajner: R. Mançini

ANGLI- Pikford, Uoker, Meguajer, Stons, Shou, Rajs, Filips, Maunt, Tripier, Sterling, Kejn, Trajner: G. Sauthgejt

formacionet

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *