LIVE Greqi-Kosovë / “Dardanët” e pësojnë në fund, Masuras kalon në avantazh vendasit (VIDEO)








Kosova mbyll sot pjesëmarrjen e saj në eliminatoret e Kupës së Botës 2022 me një transfertë në Greqi. Skuadra e drejtuar nga Primoz Gllha do të kërkojë një rezultat pozitiv ndaj një prej skuadrave të cilave i ka marr pikë në këtë edicion.

ssssssssssssss

Pas barazimit 1-1 në shtëpi, “Dardanët” do të kërkojnë një rezultat pozitiv edhe në transfertë, e cila nuk do të jetë e thjeshtë.

Trajneri Gliha ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë një rreshtim të kujdesshëm, me Rashicën pas krahëve të Muriqit, duke menduar se mund të godasë vendasit me kundërsulm.

GREQI-KOSOVË 1-0
44′ Masuras

MINUTË PAS MINUTE

58′ Vetë Muriqi ndëshkohet me të verdhë pas një faulli në mesfushë.

56’ Goditje dënimi për Kosovën, e harkuar në zonë nga Zhegrova. Muriqi godet traversën me devijimin e tij me kokë, por pastaj sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

52’ Përsëri rrezikshëm Greqia me Masuras pas një harkimi në zonë, devijimi i tij para Muriç për fat këtë herë përfundon mbi traversë.

46’ Gliha vendos të ndryshojë dhe hedh në fushë Zhegrovën në vend të Loshajt.

45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Greqisë.

44’ Vjen goli i Greqisë me Masuras. Pelkas harkon nga e djathta dhe Musras me kokë fiton duelin me Rrahmanin shënon me saktësi.

41’ Pas një harkimi nga e majta, 2 lojtarë të Greqisë gjuajnë topin në zonën e Kosovës, por bllokohen nga mbrojtësit para Muricc.

34’ Vjen mundësia më e mirë për Kosovën me Rashicën. Sulmuesi gjen hapësirën para zonës dhe gjuan, por sfera kalon jo shumë lart traversës së portës vendase.

33’ Tjetër mundësi shënimi për Greqinë, Duvikas gjuan me kokë por nuk gjen kuadratin.

30’ Tsimikas ekzekuton goditjen e dënimit direkt në kuadrat, Muriç përgjigjet me një grushtim.

28’ Shala shkakton një goditje dënimi shumë pranë zonës, ndërsa ndëshkohet me karton të verdhë.

23’ harkim i rrezikshëm në zonë nga e djathta, Muriç del dhe fiton topin si dhe një faull.

20’ Dominim i Greqisë në kontrollin e lojës, duke qarkulluar topin në vazhdimësi, por pa krijuar shumë raste para portës kosovare.

10’ Pas një largimi jo të sigurt të prapavijës së Kosovës, Bukalakis nga jashtë zonës gjuan në pozicion ballor, por traversa shpëton Muriç.

6’ Idrizi nis Rashicën në të djathtë, sulmuesi nuk arrin të kalojë Gutas i cili devijon në këndore.

4’ Rrëmujë në zonën e Kosovës me topin që nuk largohet nga prapavija e “Dardanëve”. Për fat asnjë nga lojtarët e Greqisë nuk gjen hapësirën të gjuajë në portën e Muriç.

1’ Nis ndeshja në Athinë.

FORMACIONET ZYRTARE

GREQIA: Vlakodimos, Andrutsos, Hatzidiakos, Gutas, Tzavelas, Pelkas, Bukalakis, Tsimikas, Masuras, Duvikas, Mantalos.
Trajner: Xh. Van’t Ship

KOSOVA: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Idrizi, Shala, Loshaj, V. Berisha, Rashica, Muriqi.
Trajner: P. Gliha
asdasdasasdasdsdaasd

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.