LIVE | Holandë-Austri/ Përfundon pjesa e parë, vendos goli i Depaj me penallti (VIDEO)






Duke filluar nga ora 21:00 po luhet sfida Holandë-Austri e vlefshme për ndeshjen e dytë të Grupi C në Kampionatin Europian.

bandicam 2021-06-17 20-55-23-834

Holanda vjen si favorite në këtë ndeshje, teksa do të jetë një përballje interesante pasi dyja skuadrat ndodhen në kuotën e 3 pikëve. Tulipanët mposhtën Ukrainën 3-2 në ndeshjen e parë, ndërsa austriakët fituan 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut debutuese.

Tekniku De Bur u kritikua shumë për zgjedhjet e tij në sfidën e parë, por Holanda ja arriti të realizojë 3 gola dhe të krijojë shumë raste nda Ukrainës. Në këtë ndeshje, Austrisë i duhet të bëjë pa sulmuesin Marko Arnautoviç i cili u pezullua me 1 ndeshje nga UEFA pas fyerjeve në drejtim të mbrojtësit shqiptar Ezgjan Alioski, në sfidën që dyja kombëtaret zhvilluan pak dit më parë.

Ndeshja pritet me ritëm dhe premton spektakël, sepse krerët e grupeve kanë filluar të marrin formë.

HT| HOLANDË 1-0 AUSTRI

Depaj (p) 11′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë!

40′ E pabesueshme ajo që humbet përsëri Memfis Depaj. Sulmuesi holandez me portën të boshatisur nuk ka arritur të realizojë golin e dytë për Holandën dhe personal për të.

34′ Austria rrezikon me Martin Hintereger ku me anë të një goditje diagonal nga jashtë zone topi përfundon fare pranë tranversës.

24′ Memfis Depaj sërish i rrezikshëm, sulmuesi holandez futet në zonë, por goditja e tij prek rrjetën e jashtme.

11′ GOOOOOOOOL HOLANDA 1-0! Memfis Depaj realizon me penallti pas fitimit të këtij 11-metërshi nga Dumfrajs dhe arbitri e akordoi vetëm pasi e pa me VAR.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

holanda

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *