LIVE| Holandë-Çeki/ Drithërima në portën holandeze, Barak shpërdoron një shans të artë (VIDEO)






Po luhet në stadiumin “Pushkash Arena” të Hungarisë, sfida e tretë e fazës së 1/8 të EURO 2020, Holandë-Çeki.

puskas arena

Të dyja kombëtaret do të kërkojnë triumfin për të kaluar për në raundin e çerekfinaleve të kompeticionit madhor europian.

Të dyja kombëtaret respektive kanë bërë mjaft mirë me paraqitjet e tyre në fazën e grupeve të EURO 2020, ku “tulipanët” i mbyllën grupet me pikë të plota me tre fitore, ndërsa Çekia u kualifikua tek kombëtaret e treta më të mira ku grumbulluan 4 pikë.

Me njëra tjetrën këto kombëtare janë ndeshur plot 11 herë dhe bilanci mes tyre janë: 3 fitore Holanda, 5 suksese Çekia dhe 3 herë janë ndalur në barazim.

LIVE: HOLANDË-ÇEKI 0-0

KOMENTI LIVE: 

40′ Vendimtar portieri i Çekisë, me ndërhyrjen e tij, që me këmbë neutralizon një top të rrezikshëm, që mund të rezultonte fatal për çekët.

38′ Drithërima në portën e Holandës, Barak shpërdoron një rast të artë. Tentativa e tij nga shumë pranë portës u devijua dhe shkoi në këndore.

31′ Sërish rrezikshëm Holanda me Malen, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtësit çek në goditje nga këndi. Mbrohen mirë futbollistët e Çekisë, që nuk lejojnë hapësira.

28′ Kësaj here ishte Patrik Shik që lëshoi një të majtë të rrezikshme nga jashtë zonës, por u ndal drejt e në duart e portierit Stekelemburg.

22′ Çekia provon të kundërpërgjigjet me Souçek, i cili gjuan me kokë nga brenda zonë, por tentativa e tij shkoi jashtë kuadratit.

13′ Dumfris për pak sa nuk përfiton pas një topi të gjatë nga mbrojtja, por mbyll mjaft mirë aty Kalas që largon rrezikun në këndore.

12′ Minuta mjaft të mira për Holandën në këtë start takimi. Tulipanët ushtrojnë presion të vazhdueshëm, duke patur lojën nën kontroll.

8′ Mundësi shënimi për Holandën, por nuk përfiton aty De Ligt, që bën mbrojtësin në portën e Çekisë.

7′ Holanda shfaqet më kërkuese, duke ushtruar presion të vazhdueshëm drejt zonës çeke.

2′ Kalas provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida! Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.

FORMACIONET ZYRTARE –

for 1

HOLANDA – (3-5-2): Stekelenburg; De Vraj, De Ligt, Blind; Dumfrajs, De Run, Vajnaldum, De Jong, Van Anholt; Malen, Depaj. Trajner: Frank De Bur.

ÇEKIA – (4-2-3-1): Vaslik; Kufal, Selustka, Kalas, Kaderabek; Holes, Suçek; Masopust, Barak, Sevçik; Shik. Trajner: Jaroslav Silhavi.  

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *