LIVE| Holandë-Çeki/ Zhgënjim total i holandezëve, Shik realizon golin e “nokautit” (VIDEO)






Zhgënjim total i Holandës! Tulipanët e Frenk De Bur, janë eliminuar në fazën e 1/8-ave të Europianit nga Çekia, teksa u mposhtën me rezultatin 0-2, në sfidën e zhvilluar në “Pushkash Arena”.

pjimage (18)

Asnjë gjuajtje në portë nuk arriti të regjistronte kombëtarja holandeze në këtë takim, teksa në minutën e 55-të u tradhtuan nga De Ligt, që u ndëshkua me karton të kuq, për prekje të topit me dorë në mënyrë të qëllimshme.

Golat e Holesh dhe Shik në minutat 68-të dhe 80-të, çuan në delir tifozët çekë të pranishëm në tribunat e stadiumit të Budapestit. Për sa i përket fazës çerekfinale, Çekia do të përballet me Danimarkën, që ditën e djeshme eliminoi Uellsin me rezultatin 4-0.

FT: HOLANDË-ÇEKI 0-2

Holesh 68′, Shik 80′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

85′ Dy zëvendësime te Çekia, largohen Sevçik dhe autori i golit të dytë Holesh, në lojë Hlozek dhe Kral.

84′ De Jong ndëshkohet me karton të verdhë.

81′ Dy zëvendësime te Holanda, largohen nga fusha Van Anholt dhe Blind. Vendet e tyre i marrin Berghuis dhe Timber.

80′ GOOOOL ÇEKIA 0-2/ Goli i nokautit për Holandën. Realizon Patrik Shik. Goli i katërt në këtë EURO 2020 për sulmuesin çek. 

76′ Dumfris harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, por nuk arrin ta devijojë askush.

73′ Zëvendësim te Holanda, largohet De Run, vendin e tij e merr Veghorst.

68′ GOOOOOL ÇEKIA 0-1/ Shtanget Holanda! Holesh ndëshkon “tulipanët”, duke goditur saktë me kokë brenda zonës, pas asistit të Kalas. 

64′ Kaderabek humbet një rast të artë brenda zonës, tentativa e tij u ndal me këmbë nga mbrojtësi Dumfris.

56′ Zëvendësim te Holanda, largohet Malen, vendin e tij e merr Promes.

52′ De Ligt ndal topin me dorë. Një rast i ngjashëm me atë të Canës ndaj Zvicrës në Euro 2016, gjyqtari pas konsultës me VAR-in e ndëshkon me karton të kuq!

51′ Vaclik bën heroin. Nuk iu besojnë syve holandezët, e pabesueshme çfarë humbet Malen i vetëm me portierin.

46′ Dumfris është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Holanda e mbyll në sulm pjesën e parë, me Van Anholt, i cili i shkon shumë pranë golit, por ka dyshime për pozicion jashtë loje.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

40′ Vendimtar portieri i Çekisë, me ndërhyrjen e tij, që me këmbë neutralizon një top të rrezikshëm, që mund të rezultonte fatal për çekët.

38′ Drithërima në portën e Holandës, Barak shpërdoron një rast të artë. Tentativa e tij nga shumë pranë portës u devijua dhe shkoi në këndore.

31′ Sërish rrezikshëm Holanda me Malen, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtësit çek në goditje nga këndi. Mbrohen mirë futbollistët e Çekisë, që nuk lejojnë hapësira.

28′ Kësaj here ishte Patrik Shik që lëshoi një të majtë të rrezikshme nga jashtë zonës, por u ndal drejt e në duart e portierit Stekelemburg.

22′ Çekia provon të kundërpërgjigjet me Souçek, i cili gjuan me kokë nga brenda zonë, por tentativa e tij shkoi jashtë kuadratit.

13′ Dumfris për pak sa nuk përfiton pas një topi të gjatë nga mbrojtja, por mbyll mjaft mirë aty Kalas që largon rrezikun në këndore.

12′ Minuta mjaft të mira për Holandën në këtë start takimi. Tulipanët ushtrojnë presion të vazhdueshëm, duke patur lojën nën kontroll.

8′ Mundësi shënimi për Holandën, por nuk përfiton aty De Ligt, që bën mbrojtësin në portën e Çekisë.

7′ Holanda shfaqet më kërkuese, duke ushtruar presion të vazhdueshëm drejt zonës çeke.

2′ Kalas provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida! Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.

FORMACIONET ZYRTARE –

for 1

HOLANDA – (3-5-2): Stekelenburg; De Vraj, De Ligt, Blind; Dumfrajs, De Run, Vajnaldum, De Jong, Van Anholt; Malen, Depaj. Trajner: Frank De Bur.

ÇEKIA – (4-2-3-1): Vaslik; Kufal, Selustka, Kalas, Kaderabek; Holes, Suçek; Masopust, Barak, Sevçik; Shik. Trajner: Jaroslav Silhavi.  

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *