LIVE| Hungari-Shqipëri/ Starton pjesa e dytë, Reja hedh në fushë Bajramin. Vendasit “flirtojnë” me golin (VIDEO)








Ka startuar në orën 20:45, në “Pushkash Arena”, përballja mes Hungarisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

bandicam 2021-10-09 20-42-48-303

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje si vendi i dytë i grupit I, pasi ka grumbulluar 12 pikë në 6 ndeshjet e para, ndërsa Hungaria numëron vetëm 10 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt.

Shqipëria është përballur 7 herë në histori me hungarezët dhe ka një bilanc negativ prej 5 humbjesh, një barazimi dhe vetëm një fitoreje, ndërsa golavarazhi është 19-1 në favor të Hungarisë.

LIVE: HUNGARI-SHQIPËRI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Botka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çekiçit.

45+1′ Çekiçi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën e radhës ndaj Polonisë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Shans i artë për Shqipërinë, Uzuni del i vetëm përball portierit, talenti beratas gabon, por e shpëton pozicioni jashtë loje i sinjalizuar nga gjyqtari anësor.

38′ Shqipëria shfaqet më agresive, por mungon diçka në 20 metrat e fundit, ende nuk është rrezikuar asnjë gjuajtje në kuadrat.

34′ Provojnë të rrezikojnë hungarezët nga krahu i majtë, por i vëmendshëm Berisha, që kontrollon gjithçka.

29′ Zëvendësim i detyruar, largohet nga fusha, Gjimshiti i dëmtuar, vendin e tij e merr Veseli.

27′ Momente paniku te Shqipëria. Berisha, Gjimshiti dhe Ismajli përplasen brenda zonës. Gjimshiti largohet me barrelë dhe humbet sfidën. Një dëmtim në dorë për mbrojtësin shqiptar.

25′ Gabime të shumta në mesfushë si nga hungarezët ashtu dhe nga shqiptarët, futbollistët gabojnë edhe pasat e thjeshta.

22′ Hysaj dhe Gjimshiti, provojnë të furnizojnë me topa repartin difensiv, por mungon saktësia në pasin e fundit, gjithsesi Shqipëria po shfaqet dominuese në këto minuta.

20′ Vendimtar Ismajli, që largon një rrezik të hungarezëve në këndore. Për fat të mirë kjo këndore, nuk shqetësoi portierin Berisha, topi u largua nga mbrojtësit.

18′ Faulle të shumta në mesfushë, nga të dyja skuadrat, Shqipëria e ka përqendruar lojën nga krahët, ku Hysaj dhe Trashi duken tepër aktivë.

15′ Minuta mjaft të mira për Shqipërinë, që shfaqet superiore në fushën e lojës, por mungojnë ende gjuajtjet e rrezikshme në kuadrat.

9′ Bare rrëmben bukur një top në mesfushë, por tregohet egoist, duke sfumuar një mundësi mjaft të mirë. Mesfushori nuk shërben as për Cikalleshin dhe as për Uzunin që prisnin brenda zonës.

4′ Shqipëria provon ta kontrollojë lojën në këto minuta të para, dueli është fokusuar kryesisht në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka startuar dueli në “Pushkash Arena”, Shqipëria luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONI ZYRTAR I SHQIPËRISË: 

Shqipëria (3-5-2): Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Trashi, Gjasula, Çekiçi, Bare, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Edi Reja

shqiperia

FORMACIONI ZYRTAR I HUNGARISË: 

hungaria

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *