Dueli mes Interit dhe Lacios do të jetë mbyllja perfektë e ditës së sotme në Serinë A ku ka pasur rezultate mjaft interesante dhe lufta për titull e për Europën vazhdon të prodhojë përplasje spektakolare.
Zikaltërit duan të rimarrin përsëri kreun e renditjes që e humbën sot ndaj Milanit, ndërsa Lacio synon që të mbajë gjallë shpresat e saj për një vend në Ligën e Kampioneve duke ndalur ekipin e ish-trajnerit Inzagi.
Te kryeqytetasit, trajneri Sarri i ka besuar përsëri Hysajt dhe Strakoshës nga minuta e parë në këtë duel shumë të rëndësishëm për klubin.
LIVE INTER-LACIO 1-0
30′ Bastoni
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al