
Interi dhe Milani luajnë aktin e dytë të duelit të tyre gjysmëfinal të Kupës së Italisë në “San Siro”. Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, sot pritet një sfidë me gola që do të tregojë emrin e ekipit të parë finalist të turneut.
Te Interi bie në sy fakti që Xheko është në stol për këtë sfidë, ku nga minuta e parë i është besuar dyshes Korrea-Lautaro Martinez.
Ndërsa te Milani, Brahim Diaz mbetet në pankinë duke i bërë vend Selemakers që nga minuta e parë e sfidës.
NGJARJET KRYESORE
37’ Gjuajtje e fortë e Barela nga jashtë zonës, sfera fluturon mbi traversë.
37’ Gjuajtje e fortë e Barela nga jashtë zonës, sfera fluturon mbi traversë.
32’ Tjetër zbritje e shpejtë e kuqezinjve me Tonali, i cili shfaqet në pozicion gjuajtje por në vend që të gjejë portën, gjen Zhiru me tentativën e tij, me sferën që devijohet jashtë.
30’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Sele gjuan nga jashtë zonës, por gjen përgjigjen e Handanoviç.
28’ Kundërsulm i shpejtë i Milanit. Rafael Leao ka mundësinë ideale për të barazuar shifrat, por gjuajtja e tij devijohet me këmbë nga Handanoviç i cili eviton barazimin.
12’ Zgjohet Milani me një aksion të shpejtë në krahun e djathtë, ku Kesi tenton portën por gjen vetëm rrjetën e jashtme.
4’ GOOOL Interi. Një aksion nga e djathta i Interit gjen Lautaro Martinez, i cili gjuan direkt në portë me një predhë të pandalshme nga Menja.
FORMACIONET ZYRTARE
INTER: Handanoviç, Skrinjar, De Vraj, Bastoni, Darmian, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Korrea, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi
MILAN: Menja, Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez, Benaser, Tonali, Selemakers, Kesi, Rafael Leao, Zhiru.
Trajner: S. Pioli
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al