Inter luan sot përball Romës në “San Siro” një nga ndeshjet më të rëndësishme në luftën për titullin kampion, me Zhoze Murinjon që rikthehet në Milano me objektivin për të marrë pikë në kuadër të luftën për një vend në Champions.
Tek Interi rikthehet si titullar në kampionat njeriu i momentit pas dy-golëshit ndaj Milanit, Lautaro Martinez, i cili së bashku me Edin Xhekon do të udhëheqin sulmin zikaltër. Inzagi i beson përsëri mesfushës me tre, udhëhequr nga Brozoviç
Te Roma, Zhoze Murinjo i beson Tami Abraham në majën e sulmit, i mbështetur nga El Sharaui dhe Pelegrini, në kërkim të një rezultatit pozitiv në “San Siro”.
Inter 3-0 Roma
30′ Dumfrais, Brozoviç 40′, Lautaro 52′
Komenti Live:
52′ GOOOOL Inter. Lautaro shënon me një goditje të pandalshme me kokë.
46′ Starton pjesa e dytë.
45+2 Përfundon pjesa e parë.
40′ Gooool Inter. Brozoviç shënon me një goditje që shkon në trekëndësh, asnjë shans për portierin.
30′ Goooool Inter. Dumfrais finalizon një aksion spektakolar.
28′ Cfarë shansi për Romën. Mançini nuk gjen dot portën me një goditje me kokë.
20′ Mikitarjan provon nga distanca. Goditja e tij përfundon pak centimetra larg shtyllës.
18′ Çalhanoglu provon të gjejë golin me një goditje nga distanca, përgjigjet Rui Patrisio.
1’ Starton sfida
FORMACIONET:
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al