LIVE| Inter-Xhenoa/ Debutim ëndrrash, Çalhanoglu realizon supergol nga distanca dhe dyfishon shifrat (VIDEO)










Interi bën debutimin në ndeshjen ndaj Xhenoas me një ndryshim taktik që nuk e kishte menduar. Skualifikimi i Lautaros dhe dëmtimi i Sançezit do ta detyrojë Inzagin të heqë dorë nga 3- 5-2 dhe të përshtatë skemën në një 3-5-1-1, që do t’i lejojë Xhekos të bëjë debutimin dhe të mbajë peshën e repartit ofensiv i vetëm.

Fanellat e Interit

Nuk do të ndryshojë boshti i mbrojtjes, ndërsa në krahun e djathtë të mesfushës do të startojë Darmian, pas largimit të Hakimit dhe në pritje të debutimit të Dumfrisit. I vetmi titullar jashtë parashikimit fillestar të teknikut do të jetë Stefano Sensi, që do të luajë pas shpatullave të Xhekos, në një pozicion më të avancuar se ai i zakonshmi. Ndërkohë që në krahun tjetër, Xhenoa do të reshtohet me formacioni 4-3-1-2, ku sulmi përbehet nga Kallon dhe Pandev. Ish-sulmuesi i Partizanit, Ekuban ndodhet në stol.

Xhenoa sheh makthe sa herë e pret duelit me Interin. Të paktën këtë tregojnë edhe statistikat e gjashtë ndeshjeve të fundit në të cilat jo vetëm zikaltrit kanë fituar duke bindur, por në të njëjtën kohë kanë shënuar në total 21 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. Më mirë sesa kundër xhenovezëve, Interi ka mundur të bëjë vetëm ndaj Rexhinës, duke qëndruar 7 ndeshje radhazi në Serinë A pa pësuar gol.

LIVE: INTER-XHENOA 2-0

Shkriniar 6′, Çalhanoglu 14′

14′ GOOOOL INTERI 2-0/ Debutim ëndrrash për Çalhanoglu, mesfushori turku dyfishon shifrat me një perlë nga distanca. Me një predhë me të djathtën, futbollisti e dërgoi topin në cepin e portës. 

6′ GOOOL INTERI 1-0/ Milan Shkriniar kalon në avantazh zikaltërit. Mbrojtësi sllovak godet saktë me kokë pas harkimit të Çalhanoglu nga këndi. 

FORMACIONET ZYRTARE:

Formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *