LIVE Irlandë e Veriut-Kosovë/ Start i vrullshëm i “Dardanëve”, tre raste të pastra para portës vendase (VIDEO)









Kosova luan sot në Belfast një sfidë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, pasi përballet me Irlandën e Veriut, skuadrën e vetme e cila duket se mund t’u rrezikojë vendin e dytë në Grupin 2 në Ligwn C. Shanset për vendin e parë nuk ekzistojnë më, por “Dardanët” duan të ruajnë vendin e dytë në grup.

kosova

Në një situatë të tillë, trajneri Zhires nuk ka kursyer lojtarët ofensiv për sfidën, duke aktivizuar nga minuta e parë Celinën, Rashicën, Rashanin e Muriqin. Por ai nuk ka rrezikuar Rrahmanin i cili ka probleme me një dëmtim të pësuar në stërvitje dhe do të nisë ndeshjen nga stoli.

LIVE Irlandë e Veriut-Kosovë 0-0

NGJARJET KRYESORE

36’ Çarls merr topin në mesfushë dhe gjuan në hyrje të zonës, Muriç përgjigjet i vëmendshëm.

24’ Muslija tenton portën me një goditje dënimi, portieri grushton me vështirësi.

13’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, portieri i vendasve nuk largon topin siç duhet, Muriqi me kokë e çon sferën drejt Alitit por ky i fundit me shpinë nga porta nuk godet si duhet në rrjetën e boshatisur.

11’ Tentativë e Rashicës në hyrje të zonës, portieri grushton sferën para devijimit me kokë të Celinës.

5’ Kosova ka mundësinë ideale për të shënuar kur një gjuajtje nga Muslija kthehet nga portieri keq, por Rashica nuk përfiton dhe gjuajtja e tij është shumë e lehtë për gardianin.

1’ Nis dueli në Belfast.

FORMACIONET ZYRTARE

Irlanda e Veriut: Pikok-Farell, MekNeir, Evans, Flanagan, Ljuis, K. Evans, Bredlei, Devis, Savil, Magenis, Ccarls.
Trajner: I. Baraklou

Kosova: Muricc, Aliti, Fazliji, Hadërgjonaj, Rrudhani, Dreshevic, Muslija, Celina, Rashani, Rashica, Muriqi.
Trajner: A. Zhires

dfgdfgdfgfdgfggf

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *