LIVE| Italia në provim, ka nisur sfida emocionuese në “Uembli”






Është duke luajtur në stadiumin mitik “Uembli” sfida mes Italisë dhe Austrinë e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kampionatit Europian.

uembli

‘’Axurrët’’ vijnë të favorizuar në letër pas shorti i rezervoi një përballje mjaft komode në krahasim me sfidat e tjera si Belgjikë-Portugali apo Gjermani-Angli. Roberto Mançini është shprehur mjaft optimist në daljet e tij duke thënë se ‘’do të rikthehemi përsëri të luajmë në Uembli’’.

Italia do të kërkojë të vendos dhe një rekord personal në këtë sfidë, ku në rast triumfi mbrëmjen e sotme do të bëhet kombëtarja e parë e pamposhtur në 31 ndeshje radhazi. Në krahun tjetër, Austria arriti një triumf historik duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e 1/8-ve, dhe do të kërkojë të vazhdojë edhe më tej aventurën në këtë Europian.

Për sa i përket formacioneve, Roberto Mançini i ka habitur të gjithë duke zgjedhur si titullarë Verratin para Lokatelit edhe pse ky i fundit shikohej si favorit ndaj mesfushorit të PSG-së. Risi tjetër është dhe aktivizimi i mbrojtësit Françesko Açerbi i cili do të zërë vendin e Xhorxho Kielinit.

Sfida pritet mjaft e luftuar dhe me spektakël për vetë faktin se Italia është në presion pas triumfeve radhazi dhe do të tentojë të konfirmohet si kombëtarja pretendente e kompeticionit.

LIVE: ITALI-AUSTRI 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Starton sfida në “Uembli”

FORMACIONET ZYRTARE

ITALIA: Donaruma, Di Lorenco, Bonuçi, Açerbi, Spinacola, Barla, Zhorzhinjo, Verrati, Insinje, Berrardi, Imobile. Trajner: R. Mançini

AUSTRIA: Bashman, Lainer, Dragoviç, Hintereger, Alaba, Slager, Grilitç, Laimer, Sabitzer, Baumhartner, Arnautoviç. Trajner: F.Foda

Formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *