LIVE| Italia një “makineri perfekte”! Pjesën e parë e vendos goli fantastik i Pesinës (VIDEO)






Italia e Roberto Mançinit kërkon të certifikojë përfundimisht vendin e parë në Grupin A pas dy fitoreve 3-0 ndaj Turqisë dhe Zvicrës.  Të kaltërit po masin forcën ndaj Uellsit,  në ndeshjen e fundit të grupit që do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”.

Pesina-Italia-Skema (1)

Edhe pse të kualifikuar, italianët janë futur në fushë, për të marrë maksimumin nga kjo përballje, pasi një disfarë ndaj uellsinëve, do të poziciononte kombëtaren e Mançinit në vendin e dytë në Grupin A, teksa do të ndikonte drejpërdrejtë edhe në moralin e ekipit.

Ndryshe nga 2 sfidat e para, trajneri i të kaltërve, ka preferuar të bëjë shumë ndryshime në përballjen e sotme, duke hedhur nga minuta e parë, Toloin, Bastonin, Pesinën, Emerson, Verratin, Kiezën, Bernardeskin dhe Belotin.

Ndeshja Itali-Uells

Pra, plot 8 ndryshime tek italianët. Donaruma, Bonuçi, Zhorzhinjo janë 3 titullarët e vetëm nga 2 ndeshjet e para. Ndërkohë ndryshe nga Italia, trajneri i Uellsit, nuk ka preferuar të bëjë shumë ndryshime.

LIVE: ITALI-UELLS 1-0

Pesina 39′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë! 

42′ Pranë golit të dytë Italia me anë të Pesinës, ishte përsëri Verrati që shërbeu, por mesfushori nuk arriti të devijonte drejt mportës.

39′ GOOOOOL ITALIA 1-0/ Të kaltërit kalojnë në avantazh me anë të Pesinës. Pas një skeme të eksekutuar në mënyrë perfekte nga Verrati, mesfushori i Atalantës, devijon bukur, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

36′ Verrati jep një pasim “alla Pirlo” për Belotin, por sulmuesi italian, nuk arrin të kontrollojë dot topin që ka shkuar në duart e portierit.

34′ Xhejms bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Verratit, gjyqtari rumun e fal duke mos i dhënë karton të verdhë.

29′ Ampadu bën heroin, devijon mbi vijën fatale, topin e goditur nga Kieza. Me fat uellsianët në këto minuta.

27′ Pranë golit Uellsi me anë të Gunter, tentativa e tij me kokë pas një harkimi nga këndi, shkoi mbi traversë.

24′ Tjetër shans i artë i shpërdoruar nga Beloti, i cili pas asistit të Bernardeskit provoi me një gjuajtje diagonale, por tentativa e kapitenit të Torinos shkoi jashtë kuadratit.

21′ Uellsi provon të avancojë përpara, me yllin Gareth Bejl. Britanikët kombinojnë bukur në zonën italiane, por mbyll mjaft bukur Zhorzhinjo.

15′ Provon edhe Emerson Palmeris, me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por tentativa e tij ishte qëndore dhe shkoi drejt e në duart e portierit Uard.

14′ Dominim i të kaltërve në këto minuta, që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Uellsit.

12′ Pranë golit Italia me Belotin, i cili nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, pas asistit fantastik të Bastonit me të majtën.

3′ Italianët e nisin sfidën në sulm, teksa britaniët e Uellsit, preferojnë të qëndrojnë në mbrojtje në këto minuta të para.

1′ Ka nisur sfida në “Olimpico”. Atmosferë festive në shkallët e stadiumit. Italianët shkelmojnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

ITALIA: Donaruma, Toloi, Bonuçi, Bastoni, Emerson, Verrati, Zhorzhinjo, Pesina, Kieza, Bernardeski, Beloti.

UELLSI: Uard, Gunter, Uilliams, Rodon, Allen, Morrel, Xhejms,Ramsej, Roberts, Bejl,  Ampadu.

Formacionet zyrtare

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *