Dueli mes Japonisë dhe Kosta Rikës ka marrë një vëmendje shumë të veçante sot pasi të gjithë duan të shohin nëse Japonia është realisht aq e fortë sa u shfaq përballë Gjermanisë, apo ai thjesht ishte një rezultat surprizë.
Aziatikët tronditën skuadrën gjermane me një lojë të shkëlqyer në pjesën e dytë duke fituar me meritë dhe duke e vënë veten në një pozicion shumë të favorshëm për të vazhduar rrugëtimin e tyre në Botëror.
Bie në sy se në ndeshjen e sotme trajneri Morijasu ka lënë në stol jo vetëm Kubo e Sakai, por edhe një nga protagonistët e ndeshjes me Gjermaninë, Asano, i cili pritet të ketë përsëri minuta në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj një ekipi i cili do të përpiqet të bëjë rezultat për të shlyer humbjen 7-0 përballë Spanjës.
LIVE JAPONI-KOSTA RIKA 0-0
NGJARJET KRYESORE:
1′ Nis dueli në Grupin E.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al