Luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Juventusit dhe Portos e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve. Ndeshja e parë në Portugali u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1 dhe skuadra e Pirlos do të kërkojë me çdo kusht përmbysjen ditën e sotme në Torino. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet që do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin, për të vazhduar më tej.
Kampionët e Italisë janë mësuar me përmbysje në Ligën e Kampioneve ku mjafton të kujtojmë ndeshjen e sezonit të kaluar me Atletikon e Madridit, ku pasi u mposhtën në ndeshjen e parë , me rezultatin 2-0, në ndeshjen e kthimit triumfuan me rezultatin 3-0, falë një triplete të shënuar nga Kristiano Ronaldo.
Juventusi nuk mund të gabojë sot dhe këtë e dinë mirë të gjithë, por më shumë se kushdo tjetër rekordmeni i këtij kompeticioni, Ronaldo. Njeriu i pesë Champions-ve në karrierë, por edhe autori i 134 realizimeve në turneun më të rëndësishëm për klube është gati që të tërheqë edhe një natë tjetër “Zonjën e Vjetër”, e ftuar të përmbysë humbjen 2-1 në “Do Dragao”.
Për sa i përket formacioneve, Pirlo rikthen titullar në sulm dyshen Ronalo-Morata, të cilët do të mbështeten nga mesfusha e përbëhet nga Rabio, Artur, Ramsej dhe Kieza, ndërsa në mbrojtje para Sheznit qëndrojnë Demiral dhe Bonuçi, të ndihmuar nga krahët nga Kuadrado dhe Alek Sandro.
LIVE| Juventus-Porto 2-1
Kieza 49′ , 63’/ Oliveira 19′
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al