Luhet në stadiumin e qytetit të Kamzës, sfida Kastrioti-Partizani, e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë Superiore.
Të dyja skuadrat ndodhen në dy vendet e fundit të tabelës ku duan që të dalin nga ky moment negativ.
Të kuqtë e Ilir Dajës duan me çdo kusht kthesën sot ndaj ekipit krutan duke shpresuar se do të arrihet te fitorja e parë në këtë edicion të Superiores.
LIVE KASTRIOTI-PARTIZANI 0-1
37′ Musta
MINUTË PAS MINUTE
37’ GOOOL për Partizanin. Goditje dënimi perfekte e Mustës nga mbi 25 metra. Topi shkon aty ku Sali nuk mund ta arrijë, 1-0 për Partizanin.
34’ Cara zë vendin e Markut në fushën e lojës.
32’ Herald Marku nuk mund të vazhdojë dhe largohet drejt dhomave të zhveshjes.
29’ Përplasje e fortë kokë më kokë mes Ajazit dhe Herald Markut. Stafi mjekësor i dy skuadrave futet menjëherë në fushë për të mjekuar lojtarët.
24’ Top i gjatë i Belicës drejt sulmit, del Sali dhe me kokë çon topin në anësore. Zhunior sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
17’ Tjetër goditje dënimi e rrezikshme e Partizanit. Topi harkohet nga Kaçe i cili gjen Mustën, por gjuajtja e tij me kokë fluturon mbi traversë.
10’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, Rrapaj jep një pasim të gjatë fantastik duke nxjerrë Malën para portierit. Prekja e mesfushorit bën që topi të kalojë Salin, por pa patur shënjestrën e duhur, duke kaluar jashtë katërkëndorit.
7’ Prodani provon nga ana tjetër e fushës me një gjuajtje me të majtën, por nuk gjen katërkëndorin me sferën që fluturon mbi traversë.
6’ Kaçe ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, mbrojtja largon rrezikun pa i dhënë mundësinë sulmuesve të Partizanit të gjuajnë në portë.
1’ Nis ndeshja dhe ndërpritet pas pak sekondash për një dëmtim të Ramit.
FORMACIONET ZYRTARE –
KASTRIOTI – Sali; Neziri, Karakaçi, Rami, Prodani; Mëllugja, Ajazi, Onanuga, Husein, Basha, Greca. Trajner: Ramadan Ndreu.
PARTIZANI – Teqja; Mala, Belica, Sota, Musta; H. Marku, Rrapaj, A. Marku, Sembene; Kaçe, Zhunior. Trajner: Ilir Daja.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al