LIVE| Kastrioti-Skënderbeu/ Korçarët më kërkues në minutat e para! Mensah bie në zonë, Jorgji merr vendimin (VIDEO)



Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Kastriotit dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 31 në Kategorinë Superiore.

bandicam 2021-05-02 16-00-23-164

Do jetë një sfidë e luftuar ajo në stadiumin e Kamzës, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të dalin më kokën lart. Skënderbeu renditet i nënti, 5 pikë larg Kastriotit të vendit të shtatë dhe për këtë arsye, korçarët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar më pas të mbijetesa. Nga ana tjetër krutanëve do i bënte punë edhe një barazim, por në fushë gjithsesi futen për fitore.

Spektakli është i garantuar në këtë sfidë, me skuadrat që do kërkojnë të shfrytëzojnë çdo hapësirë që do iu jepet. Për sa i përket ndeshjeve direkte të këtij sezoni, gjithçka anon nga Kastrioti, që ka grumbulluar 2 fitore dhe një barazim.

LIVE| KASTRIOTI-SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE:

43’ Mbeten me 10 lojtarë krutanët! Indrit Prodani ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për goditje më bërryl ndaj Vangjelit.

39’ Ndërhyrje e ashpër e Bajramit në fundore ndaj Bardhit. Ndëshkohet me karton të verdhë për protesta portieri Rexhepi.

38’ Karton i verdhë për Prodanin, për protesta ndaj Jorgjit.

27’ Rasti më i mirë i ndeshjes, pas një krosimi të marrë nga e djathta, Çela gjuan bukur me kokë, por pret me një hedhje spektakolare Rexhepi. Provon edhe Prodani me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë.

25’ Provon Bardhi të japë një pasim në zonë, por bllokon Zhan Viktor i cili e dërgon topin në goditje këndi, e para për këtë ndeshje.

24’ Goditje e fortë e Mehmetit ndaj Mensah, por nuk ka asgjë për arbitrin. Nuk përmbahet trajneri Memelli, i cili kërkon goditje dënimi dhe ndëshkim, e paralajmëron arbitri Jorgji.

18’ Krosim i rrezikshëm i Mehmetit nga e djathta, provon Preodani me kokë, por nuk ka rrezikon portën kundërshtare.

13’ Prodani merr një top pas shpine, fut një top të rrezikshëm në zonë, por largon Bajrami. Arbitri akordon pozicion jashtë loje.

10’ Shkëputet bukur Mensah në drejtim të portës, por Rami i prish ekuilibrin dhe i rrëmben topin. Gjithçka e rregullt nga mbrojtësi i Kastriotit.

7’ Krosim i rrezikshëm i Uerdi Marës nga e majta, tenton të godasë Mesah dhe Vitija, por nuk ia dalin dot.

3’ Mundësi e mirë për Skënderbeun, që pas një topi të mbetur në hyrje të zonës, provon, por gjuajtja e tij është shumë e lehtë.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Kastrioti: Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Moraes, Mehmeti, Okebugu, Prodani, Bardhi, Daci. Trajner: R. Ndreu

Skënderbeu: Rexhepi, Dumfur, Bajrami, Vitija, Sadriu, Meksi, Zhan Viktor, Taipi, Mara, Vangjeli, Mensah. Trajner: M. Memelli

179986000_486316695901353_45074664931981630_n

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *