LIVE KONFERENCA E GJASULËS DHE SILVINJOS/ Mesfushori: Atmosfera është e shkëlqyer, objektivi nesër do të jetë të zbatojmë taktikat që kemi bërë në stërvitje

live konferenca e gjasules dhe silvinjos mesfushori atmosfera eshte e shkelqyer objektivi neser do te jete te zbatojme taktikat qe kemi bere ne stervitje

































Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, ka dalë në një konferencë për mediat që startoi në orën 12:00, ku do të pyetet në lidhje me ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë ditën e nesërme në orën 20:00 kundër kombëtares së Lihtenshejnit.

7e33016c-b6ab-457b-b179-34504e985c9b

“Gjendja është e shkëlqyer si gjithmonë. Të gjithë jemi në formë të mirë, dhe gjithçka është në rregull. Po presim kapitenin të vijë tani.

Atmosfera është mirë, kapiteni i duhet skuadrës. Do vijë me fitoren dhe frymën e mirë nga klubi i tij dhe shpresojmë që të na japi edhe ne pak nga ajo energji, po presim.

Unë jam mesfushor, kam ndihmuar edhe Darmshtadin si mbrojtës, por unë do jap maksimumin. Ajo varet nga zgjedhjet e trajnerit, unë jam për të ndihmuar ekipin dhe pastaj të shohim çfar mund të ndodh.

Kemi disa muaj që nuk kemi luajtur bashkë, ndeshja nesër do na ndihmojë të gjejmë njëri-tjetrin. Ndoshta nuk është kombëtare shumë e fortë por do provojmë të nxjerrim atë se çfarë kemi bërë në stërvitje, ky është objektivi.

Europiani është gjithmonë një gjë e veçantë, mezi po presim që të kalojnë ditët. Kemi shumë punë përpara, ndeshjet dhe stërvitjet që të përgatitemi shumë mirë për takimet e Europianit.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts