LIVE| Kroaci-Skoci/ Kroatët në avantazh, Luka Modriç realizon një perlë nga distanca (VIDEO)






Duke filluar nga ora 21:00 po luhet sfida Kroaci-Skoci e vlefshme për ndeshjen e fundit në Grupin D.

mekgregor

Të dyja skuadrat vijnë me shanse reale për kualifikim në këtë sfidë duke marrë parasysh se një 3 pikësh i fituar mbrëmjen e sotme do t’i ngjiste në kuotën e 4 pikëve dhe më pas do të prisnin  përfundimin e sfidave në grupet e tjera për të parë nëse mund të kualifikohen në raundin e 1/8-ve.

Ballkanasit janë nënkampionë bote, por kanë shfaqur një formë shumë të dobët në këtë Kampionat duke grumbulluar vetëm 1 pikë në dy ndeshje. Nga ana tjetër, Skocia vjen me moral të fortë pas barazimit me Anglinë dhe do të tentojë gjithçka në sfidën kundër kroatëve.

Trajneri Daliç do të tentojë gjithçka duke hedhur në fushë disa emra të njohur si Modriç, Perisiç, Kovaçiç e Lovren ndërsa ishullorët mbështeten tek kapiteni i skuadrës njëkohësisht dhe mbrojtësi i Liverpulit, Andrju Robertson.

LIVE| KROACI-SKOCI 1-1

17′ Vlasiç, Modriç 62’/ MekGregor 42′

KOMENTI LIVE

62′ Gooooooooooool Kroacia 2-1/ E pabesueshme çfarë goli ka realizuar kapiteni Luka Modriç! Me një të jashtme fluturimthi mposht portierin Marshall dhe çon kroatët në avantazh për herë të dytë në këtë ndeshje.

59′ Rast i artë për skocezët, MekGin shkëputet bukur në zonë, por nuk arrin të devijojë saktë një krosim nga e majta,

55′ E pabesueshme çfarë humbet Perisiç. Sulmuesi anësor ndodhet i vetëm përballë portierit, por sfera përplaset në trupin e portierit Marshall. Aksioni është i pavlefshëm pasi anësori i Interit ishte në pozicion jashtë loje.

50′ Çfarë rasti humbet Kroacia! Gvardiol pas një depërtimi të bukur në zonë ndodhet i vetëm përballë portierit Marshall, por ky i fundit tregon i shpejtë dhe i bllokon rrezen futbollistit kroat.

46′ Ka startuar pjesa e dytë, të dyja kombëtaret në kërkim të fitores pasi barazimi ”i djeg” të dyja

Mbyllet pjesa e parë. Raste të shumta nga dyja skuadrat por deri tani vendosin golat e Vlasiç dhe MekGregor. Kujtojmë se barazimi nuk i bën punë asnjërës prej skuadrave pasi duhet të shkojnë në kuotën e 4 pikëve që të kalojnë grupin. 

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

42′ Goooooooooool Skocia 1-1/ Barazon Skocia. MekGregor përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe me një goditje të bukur nga vija fatale mposht portierin kundërshtar.

40′ Domiunues kroatët. Tjetër rast i humbur nga ballkanasit. Perisiç depërton bukur në zonë, por në momentin final godet keq duke e dërguar topin sipër kokës së portierit.

38′ Rrezikshëm kroatët, Juranoviç provon nga jashtë zone, por goditja e tij shkon mbi kuadrat.

35′ Vetëm disa sekona në fushën e lojës, Mekena ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit në dëm të Petkoviç.

33′ E pamundur të vazhdojë ndeshjen Hanlei, lë kështu fushën e lojës pas 33 minutash lojë. Në fushë futet Skot Mekena.

32′ Ndërpritet ndeshja. Mbrojtësi skocez Hanlei dëmtohet, në fushë vjen ndihma mjekësore.

30′ Bie ritmi i lojës skuadrat përqendrohen në mesfushë.

26′ Lovren ndalon me faull Adams dhe ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari. Mungon ndeshjen e radhës nëse Kroacia ja arrin të kualifikohet.

24′ Skocia ka një rast të artë për të barazuar, por gjuajtja e Mekgin është shumë e dobët.

22′ Luka Modriç dërgon një silurë nga distanca, por Marshall e pret dhe e dërgon topin në goditje këndi për kroatët.

17′ Gooooooooool Kroacia 1-0/ Kroatët tregon cinikë, shënojnë me daljen e dytë përpara. Pas një krosimi në zonë Perisiç ul bukur një top me kokë për Vlasiç. 

16′ Kroatët të rrezikshëm në daljen e parë përpara, portierit Marshallah kupton gjithçka dhe largon topin me këmbë nga zona.

10′ Adams provon portën me një gjuajtje nga jashtë zone, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

7′ Më agresive Skocia në minutat e para, prezenca e tifozëve thelbësore për ta për vetë faktin se luajnë në shtëpi.

3′ E nisin vrullshëm skocezët, fitojnë dy goditje nga këndi në 3 minutat e para.

1′ Ka startuar sfida, skocezët luajnë topin e parë nga mesfusha.

FORMACIONET ZYRTARE

Kroacia: Livakoviç, Juranoviç, Lovren, Vida, Gvardiol, Kovaçiç, Brozoviç, Perisiç, Modriç, Vlasiç, Petkoviç, Trajner: Z.Daliç

Skocia: Marshall, Roberston, Tiernei, Hanlei, MekTominai, Odonell, MekGrin, MekGregor, Armstrong, Adams, Dajks, Trajner: S.Klark

kroaia

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *