LIVE| Kroaci-Spanjë/ Vendoset baraspesha në Kopenhagen, Sarabia gjen rrugën e rrjetës (VIDEO)






Kroacia dhe Spanja janë duke matur forcat në takimin e tyre për fazën e 1/8-ve.

spanja

Spanjollët nuk e nisën aspak mirë turneun, teksa fitorja me manita ndaj Sllovakisë u rriti pak vetëbesimin iberikëve. Sot, spanjollët do të tentojnë gjithçka që të vazhdojnë përpara duke parë dhe eliminimin e disa skuadrave “big” si Holanda dhe Portugalia.

Kroaci-Spanje

Në krahun tjetër, Kroacia u kualifikua vetëm në ndeshjen e fundit në grupe duke mposhtur 3-1 Skocinë. Me një Modriç në formë mjaft të mirë, ballkanasit nuk do të frikësohen përballë “furisë së kuqe”.

Ndeshja do të luhen në stadiumin “Parken”, në Kopenhagen të Danimarkës dhe pritet të sjellë mjaft emocione tek tifozët dhe shikuesit.

LIVE: KROACI-SPANJË 1-2

Pedri 20′ (autogol) / Sarabia 38′ , Aspilikueta 57′ 

KOMENTI LIVE: 

57′ GOOOOOL SPANJA 1-2/ Iberikët përmbysin rezultatin. Aspilikueta bën bomberin brenda zonës, duke shënuar me kokë brenda zonës! 

46′ Starton pjesa e dytë, Daliç kryen menjëherë zëvendësim, largohet Petkoviç në lojë Kramariç.

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Minuta spektakolare, me të dyja skuadrat që kanë prodhuar një rritëm të kënaqshëm loje. Disi më kërkues iberikët e Luis Enrikes.

38′ GOOOOOL SPANJA 1-1/ Vendoset baraspesha në Kopenhagen. Sarabia gjen rrugën e rrjetës. Sulmuesi iberik nuk fal brenda zonës me të majtën, duke mposhtur portierin kroat. 

36′ Spanja provon të reagojë, Morata devijon goditjen e Aspilikuetës nga distanca, por jashtë kuadratit.

26′ Sërish rrezikshëm ballkanasit, me Kovaçiç, tentativa e tij brenda zonës, shkoi mbi traun e Unai Simon.

24′ Kroacia merr zemër pas kalimit në avantazh dhe provon të dyfishojë me Vlasiç, por gjuajtja e tij shkoi në rrjetën e jashtme.

20′ GOOOOOL KROACIA 1-0/ E pabesueshme çfarë ndodh në Kopenhagen! Shënohet një autogol i çuditshëm nga iberikët, ku fajtor absolut është portieri Unai Simon! Pas topit të kthyer mbrapa nga Pedri, gardiani i Spanjës del blof, duke lejuar topin të përfundojë në rrjetë. Ky moment ka habur edhe vetë kroatët. 

19′ Vida prek topin me dorë brenda zonës, pas topit të gjuapor për gjyqtarin Çakir gjithçka e rregullt.

16′ Rast i artë për Spanjën, e pabesueshme çfarë shpërdoron Koke, pas asistit fantastik të Pedrit, nuk iu besojnë syve iberikët.

12′ Sërish rrezikshëm Spanja, me Moratën që provon me të majtën, por gjuajtja e tij shkon në rrjetën e jashtme.

3′ Minuta mjaft të mira për iberikët, që janë hedhur menjëherë në sulm në kërkim të golit! Kombëtarja e Luis Enrikes ushtron presion të vazhdueshëm në zonët e ballkanasve.

1′ Ka nisur sfida në Kopenhagen.

FORMACIONET ZYRTARE: 

kroaci spanje

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *