Ka startuar në orën 13:45, në stadiumin “AIR Albania”, sfida Kukësi-Laçi, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.
Skuadra verilindore kërkon që të ruajë këtë ecuri të rezultateve pozitive, por gjithashtu edhe hapin e Tiranës kryesuese. Ndërsa ekipi i drejtuar nga Mirel Josa synon vazhdimësinë ku përballë ka Kukësin.
LIVE | KUKËSI 0-2 LAÇI

Guindo 11′, 14′
KOMENTI LIVE –
30′ Kukësi po mundohet të reagojë teksa po kërkojnë hapësira të lira për të ngushtuar diferencat.
14′ GOOOL LAÇI 0-2! Kurbinasit realizojnë sërish pas një aksioni perfekt dhe Guindo shënon golin e dytë.
11′ GOOOL LAÇI 0-1! Zhbllokohet sfida, verilindorët gabojnë prapa me qarkullimin e topit brenda zonës me Bruno Lulajn i cili ka gabuar dhe ishte Saliu Guindo ai që ka përfituar dhe ka realizuar për Laçin.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE –
KUKËSI – Tafas; Peposhi, Lulaj, Hila, Ndreca; Sh. Taipi, Gj. Taipi, De Lukas; Milunoviç, Feizhao, E. Basha. Trajner: Diego Longo.
LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al