Ka startuar në orën 16:45, supersfida mes Kukësit dhe Teutës, që do të përmbyllë edhe javën e katërt të Kategorisë Superiore. Ky duel do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, teksa të dyja skuadra vijnë pas barazimeve në ndeshjet e javës së 3-të.
Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare ku nuk mungojnë surprizat:
LIVE: KUKËSI – TEUTA 2-2
Korreira 12′, Taipi 27′ (p) / Aleksi 7′, Plaku 32′
KOMENI LIVE:
32′ GOOOL TEUTA 2-2/ Ndeshje e çmendur në “Elbasan Arena”, Sebino Plaku barazon shifrat për durrsakët. Sulmuesi kryeqytetas shkëputet bukur dhe mposht portierin Tafas.
27′ GOOOL KUKËSI 2-1/ Verilindorët përmbysin rezultatin. Kapiteni Gjelbërim Taipi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
25′ Penallti për Kukësin, për prekje me dorë të Xheksonit brenda zonës, pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Xhaja akordon 11-metërsh. Albano Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.
19′ Rast i artë për Kukësin me Puntus, e pabesueshme çfarë humbet sulmuesi moldav, pas asistit të Ndrecës, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
18′ Duel spektakolar në “Elbasan Arena”, verilindorët e Longos shtyjnë përpara në kërkim të golit të dytë.
12′ GOOOOOL KUKËSI 1-1/ Zgjat vetëm 5 minuta festa e Teutës, verilindorët barazojnë rezultatin me sulmuesin brazilian Korreira, i cili devijon drejt rrjetës një top të gjuajtur nga Edi Basha, pas një aksioni spektakolar.
7′ GOOOOOL TEUTA 0-1/ Zhbllokohet sfida në “Elbasan Arena”, Albano Aleksi kalon në avantazh kampionët. Pas një topi të larguar nga Bytyçi, futbollisti i skuadrës durrsake gjuan me të majtën brenda zonës, duke tundur rrjetën.
4′ Kukësi fiton 2 goditje këndi të njëpasnjëshme duke ushtruar presion në portën e Teutës.
2′ Verilindorët e Longos e nisim menjëherë në sulm. Provon sulmuesi Edi Basha, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Qirko.
1′ Staton sfida.
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Tafa, Hila, Bytyçi, De Lukas, Ndreca, Peposhi, Gj.Taipi, Milunoviç, Basha, Puntus, Korreira Da Silva. Trajner: D.Longo
TEUTA: Qirko, Selmani, Xhekson, Todorovski, Aleksi, Akuah, Daja, E.Vila, Kallaku, Koubemba, Plaku. Trajner: E.Martini
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al