LIVE Kukësi-Tirana/ Vendasit përsëri rrezikshëm, Shehi nuk pret pushimin për zëvendësimin e parë (VIDEO)


















Panoramasport.al/Kukësi dhe Tirana do të startojnë sezonin e ri të Superiores me sfidën ndaj njëra-tjetrës që do të luhet në orën 17:00 në “Kukës Arena”.

kukesi-tirana

Bardheblutë do të kërkojnë të ruajnë titullin kampion të fituar në sezonin e shkuar, me këtë sfidë të parë që do të jetë një test i vërtetë për të provuar skuadrën që në ndeshjen e parë të sezonit.

Vendasit nga ana tjetër do të tentojnë ta nisin me një fitore këtë sezon të ri duke përdorur dhe mbështetjen e publikut vendas në shkallët e stadiumit.

LIVE Kukësi-Tirana 1-0

Daci 3′

MINUTE PAS MINUTE:

47’ Moraesh shfaqet në të majtën dhe nis një pasim interesant në zonë bardheblu, por Daci nuk devijon dot në portë.

46’ Nis pjesa e dytë në “Kukësi Arena”.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Kukësit.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Diagonale interesante për Xhixhën i cili gjuan menjëherë në krahun e majtë, Tafas është përsëri i vëmendshëm dhe pret topin.

43’ Top nga e majta i Ndrecës i cili kalon pasqyrën e portës së bardhebluve por as Daci e as Basha nuk ia dalin ta devijojnë në rrjetë.

41’ Seferi i afrohet golit të barazimit me një goditje të fortë në hyrje të zonës, sfera kalon jashtë në të majtë të Tafas duke krijuar iluzionin e golit për pak çaste e duke dëshpëruar stolin bardheblu.

38’ Taipi në kufijtë e zonës lëshon nga e djathta një gjuajtje të fortë në shtyllën e parë, Bekaj zgjatet dhe kontrollon sferën.

37’ Shehi i pakënaqur me Behiratçen, aktivizon në vend të tij Isenin.

34’ Basha fton Taipin në të djathtë dhe ky i fundit harkon në qendër të zonës, por aty largon Behiratçe duke evituar goditjen e Dacit.

32’ Xhixha ka mundësinë të nisë një kundërsulm të shpejtë, por lejon t’i ikë topi nga këmbët përpara dhe i jep mundësinë Tafas të kontrollojë sferën.

28’ Lojë e vëmendshme nga të dy skuadrat në qendër të mbrojtjes, duke mos lënë hapësira për të rrezikuar e duke larguar në çdo mënyrë sferën larg katërkëndorit.

22’ Situata zhvendoset në anën tjetër me Taipin i cili gjuan në kufijtë e zonës, por çon sferën jo shumë larg katërkëndorit të Bekajt.

21’ E pabesueshme ajo që gabon Kallaku. Mesfushori merr një top nga e djathta dhe është i vetëm para portës bosh, por dërgon topin jashtë.

20’ Aleksi tenton nga distanca, topi ndalet nga mbrojtësit e Kukësit dhe përfundon në këmbët e Seferit i cili gjuan, por gjen përsëri të gatshëm Tafas.

15’ Taipi harkon mjaft mirë nga e djathta pas një goditje nga këndi, Daci tenton por sfera ndalohet nga mbrojtja.

12’ Kuksianët pretendojnë për penallti pasi një rrëshqitje e Behiratçe dhe më pas përplasja me Bekajn rrëzojnë Dacin në zonë, por gjyqtari Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë.

8’ Mundësi e artë e Tiranës për të barazuar shifrat. Ismajlgeci në krahun e majtë shfaqet para Tafas, por godet në trupin e portierit. Topi më pas shkon te Seferi i cili humb mundësinë për të goditur në portën e boshatisur, ndërsa Hasani në fund gjen përgjigjen e Tafas me tentativën e tij.

6’ Aksion i Tiranës me një harkim nga e majta, topi shkon në anën tjetër te Hasani i cili gjuan, por nuk gjen katërkëndorin e Tafas.

Foto: F. Hazisllari

3 ‘Top ne thellësi për Dacin i cili gjen kohën dhe kalon topin mbi Bekajn që po dilte nga kuadrati.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi:Tafas, Ndreca, Tiago Ferreira, Ilieski, Moraesh, Kote, Taipi, Haxhiu, Hasaj, Basha, Daci

Trajner: Skënder Gega

Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Lukman, Ismajlgeci, Aleksi, Qefalia, Kallaku, Hasani, Xhixha, Seferi

Trajner: Orges Shehi

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.