LIVE | Kukësi-Vllaznia/ Nis pjesa e dytë, verilindorët në avantazh falë “perlës” së Shqiprim Taipit (VIDEO)








Kukësi po përballet me Vllazninë mesditën e sotme në një sfidë e cila premton mjaft spektakël.

bandicam 2021-10-24 13-42-00-661

Verilindorët vijnë më të karikuar se kurrë pasi këtë kampionat kanë treguar se dinë të surprizojnë, dhe konfirmimi i Longos në krye të ekipit ka risjellë harmoninë në skuadër. Nga ana tjetër, shkodranët vijnë pas në goleadë në ‘’Loro Boriçi’’ ndaj Dinamos, dhe me Kukësin do të kërkohet vazhdimësia.

Sa i përket formacioneve, Longo do të hedhë në fushë skemën 4-3-3 ku në mesfushë do të ketë muskuj, por dhe ide. Sa i përket sulmit, 3-shja është e përbërë nga Hila, Milunoviç dhe Feizhao.

Sa i përket Vllaznisë, braziliani Viktor Da Silva rikthehet si titullar pas shumë kohësh duke qenë një vlerë e shtuar për sulmin e shkodranëve. Trajneri Brdariç ka zgjedhur një formacion sulmues ku përveç Da Silvës, në sulm do të luajnë Latifi, Aralica dhe Gjurgjeviç.

LIVE | KUKËSI 1-0 VLLAZNIA

Sh. Taipi 29′

KOMENTI LIVE –

60′ Vllaznia bën zëvendësimin e parë teksa largohet Viktor Da Silva për t’i bërë vend Zinedin Mustedanagiç.

56′ Kukësi kryen zëvendësimin e parë të takimit, teksa largohet i dëmtuar mesfushori spanjoll De Lukas për t’i bërë vend Puntusit.

53′ Probleme për De Lukas i cili merr dhe ndihmën edhe nga stafi mjekësor i verilindorëve, por mesa duket do të zëvendësohet dhe Kukësi për momentin ndodhet me 10 lojtarë.

50′ Loja është e përqëndruar në mesfushë, teka të dyja skuadrat po kërkojnë hapësirat për të shënuar gol.

46′ Starton pjesa e dytë! Kukësi nis topin e parë nga qendra për fraksionin e dytë të lojës.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë!

40′ Dianje në tentativë për të larguar topin ka goditur Milunoviçin në kokë, por pa asnjë problem për sulmuesin e verilindorëve.

38′ Kukësi duket sikur ka marrë lojën në dorë pas golit të avantazhit ku në disa raste tregohet rrezikshëm për të gjetur dhe golin e dyfishtë të takimit.

29′ GOOOOOOOL KUKËSI 1-0! Zhbllokohet sfida, Shqiprim Taipi realizon një supergol nga distanca teksa e ka dërguar topin në trekëndëshim e mbrojtur nga portieri Zogoviç.

24′ E pabesueshme çfarë humbet Viktor Da Silva, i cili i gjendur përballë portierit shërdoron rastin e golit të avantazhit për shkodranët.
11′ Kukësi sulmon rrezikshëm, Milunoviç i vetëm përballë portierit Zogoviç humbet një rast për gol teksa ai top shkon jashtë.

8′ Aralica humbet shansin e artë të shënimit teksa i vetëm përballë portierit Tafas e humbet, por arbitri anësor e konsideron të parregullt lojën.

5′ Gjelbrim Taipi pëson një goditje nga Gjurgjeviç i cili këshillohet nga ana e kryesorit Cjapi, teksa kapiteni i Kukësit nuk ka ndonjë problem të rëndë dhe vijon lojën.

1′ Starton sfida! Vllaznia nis topin e parë të takimit.

FORMACIONET ZYRTARE –

KUKËSI– Tafas; Ndreca, Bytyçi, Lulaj, Peposhi, Gj.Taipi, Sh.Taipi, De Lukas, Hila, Milunoviç, Feizhao. Trajner: Diego Longo

VLLAZNIA – Zogoviç; Gurishta, Adili, Dianje; Hakaj; Jonuzi, Heriç; Latifi, Gjurgjeviç, Viktor Da Silva; Aralica. Trajner: Thomas Brdariç

Gjyqtar kryesor: Kreshnik Cjapi

Asistent i parë: Ilir Tartaraj

Asistent i dytë: Orgest Grabova

Arbitër i katër: Olsid Ferataj

VAR: Enea Jorgji AVAR: Ani Koçiaj

248437844_459883332108545_8502704515591925133_n

KUKËSI-VLLAZNIA, NË STATISTIKA

Ndeshje në total: 31

Fitore, Kukësi: 15-  Barazime: 10- Fitore, Vllaznia: 6

Golavarazhi: 38-25

Fitorja e fundit e Kukësit: 7 maj 2021, 3-1

Barazimi i fundit: 8 mars 2021, 0-0

Fitorja e fundit e Vllaznisë: 15 janar 2021, 0-1

Renditja aktuale: 3-2

Pikët aktuale: 8-9

Vlera në total e ekipit: 4.53 milionë euro – 4.70 milionë euro

Mosha mesatare e ekipit: 24.7 vjeç – 23.8 vjeç

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *