LIVE| Kukësi-Vllaznia/ Spektakël në “Elbasan Arena”! Eze kalon në avantazh verilindorët, shtylla i mohon golin Da Silvës (VIDEO)



Ka startuar në orën 18:00, në “Elbasan Arena”, përballja mes Kukësit dhe Vllaznisë, që do të ngrejë siparin e javës së 32-të të Kategorisë Superiore.

bandicam 2021-05-07 17-58-20-667

Verilindorët e Mirel Josës, do të tentojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, pas 3 humbjesh radhazi, ndërkohë në krahun tjetër shkodranët e Brdariç, janë të dënuar të fitojnë, për të mos e humbur trenin e titullit.  Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

KUKËSI-VLLAZNIA 1-0

Eze 5′

KOMENTI LIVE: 

30′ Ibraimi kombinon bukur me Eze, ky i fundit nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, tentativa e tij shkon drejt e në duart e portierit Zogoviç.

27′ Ibraimi rrëzohet brenda zonës pas duelit me Adilin, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt, mbyll mjaft bukur mbrojtësi i Vllaznisë.

23′ Dominim absolut i Vllaznisë në këto minuta që kërkon me ngulm golin e barazimit, mbrohet mirë skuadra e Mirel Josës.

20′ Tjetër moment i rrezikshëm, provon Eral Marku me një gjuajtje fluturimthi nga brenda zonës, pas harkimit nga e majta, por tentativa e mesfushorit shkodran kam shkuar ngjitur me shtyllën e Xhikës.

17′ Erald Marku provon me një goditje, topi devijohet dhe shkon drejt e në duart e portierit Xhika.

14′ Zëvendësim i detyruar te Vllaznia, largohet nga fusha e lojës i dëmtuar Da Silva, vendin e tij e merr Demir Imeri.

8′ Shans i artë për Vllazninë që i shkon shumë pranë golit të barazimit. Fillimisht shkodranët pretenduan për një penallti brenda zonës, aksioni vazhdoi, gjuajtja e Da Silvës, u ndal në shtyllë, nuk mundi të përfitonte aty Kalaja, teksa më pas topi shkoi te Jonuzi, që provoi me një gjuajtje drejt portës, por vetëm goditje nga këndi.

5′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Eze kalon në avantazh verilindorët. Pas harkimit nga e majta e Kotobellit, sulmuesi godet me kokë, topi përplaset në shtyllë, teksa Eze bën më të sigurtën, duke e shtyrë drejt rrjetës, edhe pse sfera po i drejtohej vijës fatale. 

3′ Start mjaft i mirë i Vllaznisë, shkodranët e Brdariç shfaqen më kërkues në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Kukësit.

2′ Vllaznia fiton goditjen e parë nga këndi në këtë përballje.

1′ Starton sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Dragoshi, Bytyçi, Demiri, Kotobelli, Taipi, Limaj, Tsintsadze, Ibraimi, Peposhi, Eze. Trajner: Mirel Josa.

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Viktor Da Silva, Kalaja. Trajner: Thomas Brdaric.

GJYQTARË: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Denis Agaraj, Florjan Lata

Formacionet

KUKËSI-VLLAZNIA, NË STATISTIKA

Ndeshje në total: 30

Fitore, Kukësi: 14

Barazime: 10 Fitore, Vllaznia: 6

Golavarazhi: 35-24

Fitorja e fundit e Kukësit: 29 nëntor 2020, 2-4

Barazimi i fundit: 8 mars 2021, 0-0

Fitorja e fundit e Vllaznisë: 15 janar 2021, 0-1

Renditja aktuale: 6-3

Pikët aktuale: 36-54

Vlera në total e ekipit: 4.4 milionë euro – 4.85 milionë euro

Mosha mesatare e ekipit: 23.8 vjeç – 25.1 vjeç

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *