LIVE| Laçi-Anderleht/ Ndeshja starton me vonesë për shkak të ndriçimit, kurbinasit në kërkim të mrekullisë










Historia e Laçit në Europë u shkrua në Rumani, por kurbinasit besojnë te mrekullia e radhës, ndonëse përballë kanë një emër me peshë në futbollin europian, Anderlehti.

bandicam 2021-08-05 19-05-05-619

Takimi i parë i raundit të tretë të Konferencë Ligës mes Laçit dhe Anderlehtit është duke luajtur sot në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, teksa kurbinasit do të tentojnë gjithçka për gjithçka.

Trajneri Shpëtim Duro gjatë gjithë javës i ka bërë llogaritë e formacionit për ndeshjen e parë me Anderlehtin pa praninë e Julian Shehut, i cili me kartonin e verdhë që mori në Rumani humbi mundësinë për të luajtur sot.

Por, dy ditë para ndeshjes kurbinasit kanë marrë një goditje edhe më të madhe, pasi kanë humbur edhe shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, Mentor Mazrekaj, i cili shikohej si një nga promotorët e fazës ofensive të Laçit. Madje, edhe belgët i druheshin 32-vjeçarit kosovar, ku mediat i bënin apel Anderlehtit që të kishin kujdes nga Mazrekaj dhe kujtonin dy golat e shënuar në kampionatin e fundit nga goditjet nga këndi.

Kësisoj teknikut kryeqytetas iu desh të improvizonte në formacion, teksa vendin e Shehut e ka zënë Qato, ndërkohë që në vend të Mazrekaj, është hedhur nga minuta e parë, Ilir Ademi, afrimi më i fundit në merkato i bardhezinjve, i cili do të bëjë kështu debutimin me Laçin.

LIVE: LAÇI-ANDERLEHT 0-0

KOMENTI LIVE: 

1′ Ka startuar me 3 minuta vonesë ndeshja, për shkak të problemeve me ndriçimin në “Elbasan Arena”.

19:00 – Skuadrat dalin në fushë me vonesë, për shkak të problemeve me prozhektorët.

bandicam 2021-08-05 19-00-04-824

FORMACIONET ZYRTARE: 

LAÇI: Sherri, Roganoviç, Malota, Ignjatoviç, Velija, Deliu, Qato, Lushkja, Ademi, Zarubica, Guinda. Trajner: Shpëtim Duro

Laci1

ANDERLEHT: Van Kromburge, Delkroix, Hoedt, Haarhud-Bellis, Serxhio Gomez, Olson, Kullen, Sardela, Rafaelov, Versçaren, Raman. Trajner: Vinsent Kompani

Anderleht

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *